Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Arsida Çerpja, ka komentuar së fundmi mbi reagimet që këngëtarja Xhensila Myrtezaj merr në rrjetet sociale për performancat e saj skenike.
Në një postim në Instagram, ajo shprehu habinë për shkallën e kritikave që Xhensila përballet, duke vënë në dukje se nuk bën asgjë më të tepruar se artiste të tjera.
Ajo ndau disa nga mendimet e ndjekësve të saj, të cilët argumentuan se një pjesë e publikut e sheh ndryshe Xhensilën për shkak të ndryshimeve të imazhit dhe qëndrimeve të saj gjatë viteve.

Disa përmendën se në fillimet e karrierës ajo e theksonte se donte të vlerësohej vetëm për talentin dhe jo për pamjen, ndërsa sot shfaqet me një stil më ekstravagant.
Të tjerë e lidhën reagimin publik me faktin që është bërë nënë, ose me jetën private, përfshirë divorcin nga bashkëshorti. Sipas tyre, paragjykimi shpesh lidhet me stereotipe mbi rolin e grave.
Duke përmbledhur përgjigjet që mori, Arsida tha se perceptimi negativ nuk lidhet drejtpërdrejt me kërcimet apo ekstravagancën, por me idenë se ajo “e ka shitur veten ndryshe” në periudha të ndryshme të jetës, gjë që sipas saj publiku e refuzon më shumë se çdo gjë tjetër.


