Skip to content

E fundit! Sali Berisha braktiset nga Floriana Garo! Cfare ndodhi mes ish Missit dhe Saliut qe askush s’e priste

Që prej datës 11 maj, një figurë e njohur dhe për një kohë të gjatë e pandashme nga aksioni opozitar i Sali Berishës është zhdukur pa gjurmë nga skena politike dhe rrjetet sociale të Partisë Demokratike. Floriana Garo, zëdhënësja zyrtare e Berishës dhe një nga zërat më të njohur të PD-së në daljet publike, nuk është shfaqur më as në konferenca për shtyp, as në evente politike dhe as në mbështetje të linjës zyrtare në rrjetet sociale.

Herën e fundit që ajo është parë në selinë blu, ishte pikërisht ditën e zgjedhjeve, ku prezenca e saj shënoi fundin e një kapitulli të gjatë komunikimi publik të opozitës. Pas kësaj, mungesë totale. Edhe përballë denoncimeve të përditshme të Sali Berishës ndaj zgjedhjeve, ndaj qeverisë, apo ndaj SPAK-ut, Floriana Garo ka munguar plotësisht, duke ngritur pyetje të shumta për rolin e saj aktual në PD dhe në kampin “Berisha”.

Related article  Ajola Xoxa del zbuluar/ 500-çe të mykura dhe miliona lekë fatura fiktive për... (Bisedat telefonike)

Në profilin e saj në rrjete sociale nuk gjen më mbështetje politike për PD-në. Përjashtim bën vetëm një foto simbolike me Ilir Alimehmetin, të cilin e cilëson si “fitues moral” të Tiranës – një postim që tingëllon më shumë si lamtumirë sesa si qëndrim politik aktiv.

Ndërkohë, pranë Berishës është shfaqur një figurë e re femërore, më pak e njohur në opinionin publik, por dukshëm në rritje brenda strukturës propagandistike të PD-së. Ajo quhet Alisa, vajzë me prapavijë televizive, e cila gjatë fushatës u vu re në shumë takime të liderit të opozitës, gjithmonë me një celular në dorë, duke filmuar çdo hap të tij. Një profil që shumëkënd e kujton me Florianën e viteve të shkuara.

Tashmë, Alisa duket si pretendentja kryesore për të marrë rolin e “shoqërueses së parë” në ngjarjet e Partisë Demokratike, një rol që më shumë se institucional, ka natyrë simbolike dhe estetike në logjikën e politikës shqiptare.

Related article  “Zgjodha karrierën dhe nuk u bëra kurrë nënë”, aktorja përlotet në studio pas abortit në moshë të re

Zonja Garo, nga ana tjetër, thuhet se është e zhgënjyer, pasi pavarësisht besnikërisë së treguar ndaj Sali Berishës që pas ndarjes me Lulzim Bashën, nuk u përfshi në listat e mbyllura për deputete, as në Tiranë dhe as në qarqe të tjera, duke e ndjerë veten të përjashtuar nga betejat reale të partisë. E në një terren ku gjithçka matet me pushtet dhe ekspozim, nuk ka më vend për një zëdhënëse pa ndikim real në vendimmarrje.

Floriana Garo, dikur prezantuese e motit në TV Klan, u kthye në zëdhënësen më të spikatur të opozitës, fillimisht me Lulzim Bashën në fushatën e vitit 2021, e më pas si zëri publik i Sali Berishës gjatë periudhës së përplasjes me institucionet dhe drejtësinë. Por pavarësisht kontributit, ajo nuk u shpërblye politikisht, një fat që e kanë përjetuar më parë edhe figura të tjera femërore në PD, të përdorura si fytyra publike, por të lëna mënjanë sapo përfundon fushata.

Related article  Kengetarja e famshme shqiptare, me semundje te rende ne koke: Me kane thene per disa jave...

Kjo nuk është hera e parë që politika shqiptare i përdor “fytyrat televizive” si dekor të përkohshëm. Edi Rama, për shembull, katër vite më parë e promovoi Bora Muzhaqin, një tjetër ish-prezantuese, nga zëdhënëse e PS-së në postin e ministres për Rininë. Por ndryshe nga PD, në PS shpërblimi politik vjen me poste konkrete. Në PD, duhet të presësh gjatë – ose të largohesh në heshtje, për t’u zëvendësuar nga një zë më i ri, më i dëgjueshëm dhe, ndoshta, më i bindur.

Kështu, Floriana Garo, e heshtur dhe e mënjanuar, shërben si një kujtesë se në politikën shqiptare, besnikëria është një vlerë që nuk garanton gjithmonë as mirënjohje, as karrierë.

Published inLajme