Skip to content

E fundit! Ndalohet nga policia makina duke blere vota? Brenda saj kandidati i bujshem i Partise Socialiste, detaje

Një incident i rëndë, me dyshime për përfshirje në shitblerje votash, është denoncuar të premten mbrëma në redaksinë e JOQ Albania, vetëm 24 orë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Ngjarja ka ndodhur në Maqellarë, pranë zyrave elektorale të Partisë Socialiste, dhe sipas raportimeve të paraqitura nga një qytetar, situata ka vijuar për më shumë se një orë pa ndërhyrje të prokurorisë.

Sipas denoncimit, një automjet me xhama të zinj është ndaluar nga policia, dhe brenda tij dyshohet se ndodhet kandidati për deputet i PS-së në Dibër, Agron Malaj, së bashku me një zyrtar të lartë lokal me post drejtues në bashki. Qytetari që ka dërguar pamjet pretendon se brenda mjetit mund të jetë zhvilluar aktivitet i paligjshëm i shpërndarjes së parave për blerje votash – një akuzë tepër e rëndë, sidomos në prag të ditës së votimit.

Related article  Horoskopi, e enjte, 13 Mars 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Pamjet filmike të publikuara tregojnë praninë e shtuar të policisë së Dibrës në vendngjarje, si dhe disa persona civilë që rrethojnë automjetin. Ndër ta, sipas informacioneve të JOQ, ndodhen edhe katër kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike, të cilët gjenden aty për të ndjekur nga afër zhvillimin e situatës dhe trajtimin institucional të rastit.

Related article  'E kapa duke me tradhtuar me..', Bujar Qamili ne lot trondit me rrefimin per...

Dëshmitari që ka raportuar rastin thekson se, pavarësisht pritjes mbi një orë dhe pranisë së forcave të shumta policore, përfaqësues të prokurorisë nuk kanë mbërritur ende në vendngjarje për të kryer veprimet verifikuese dhe hetimore. Denoncuesi gjithashtu shton se në afërsi të zyrave elektorale të PS-së janë parë të gjithë drejtorët rajonalë të institucioneve si ujësjellësi dhe spitali, të cilët ndodhen aktualisht nën izolim nga ana e policisë.

“Jam në vendngjarje. Është e gjithë policia e Dibrës këtu dhe katër kandidatë për deputetë. Brenda në makinë dyshohet se ndodhet kandidati i PS për deputet Agron Malaj dhe një drejtor në Bashki. Ka një orë që presim, akoma nuk ka ardhur prokurori. Ke shtabi i PS janë gjithë drejtorët rajonal, Ujësjellësit, Spitalit. Janë izoluar nga policia,” – shkruhet në mesazhin e dërguar në redaksinë e JOQ Albania.

Related article  Aksident fatal, raportohet për 1 viktimë dhe 4 të plagosur (Detajet nga ngjarja)

Ngjarja mbetet ende e paqartë dhe situata është në zhvillim e sipër edhe pas mesnatës. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka ende një reagim zyrtar nga organet e drejtësisë, Partia Socialiste apo kandidati Agron Malaj.

Published inLajme