Skip to content

E fundit! Nami ne Shkoder! Altin Dumani niset me urgjence, do arrestohen per vjedhje votash koka te medha

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ka udhëtuar me urgjencë drejt Shkodrës, ku po zhvillohet një operacion i gjerë hetimor në lidhje me krimet zgjedhore. Burime të sigurta nga Policia e Shkodrës konfirmojnë se subjekt i procedimeve penale janë disa anëtarë të shtabit elektoral të Partisë Social Demokrate, e drejtuar nga deputeti Tom Doshi.

Related article  Tȅrmet i fríkshȅm/ Vd℮s 36-vjecari, plɑgѻsen qindra të tjerë

Operacioni po realizohet me bashkëpunimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Policisë së Shtetit dhe SPAK, dhe ka përfshirë kontrolle intensive në zona të ndryshme të qarkut Shkodër, përfshirë Malësinë e Madhe, Barbullushin, Bushatin dhe Mjeden.

Related article  Pëllumb Pilinçi shpall "Qeverinë e re" në Vlorë, paralajmëron arrestime masive

Të gjitha veprimet janë të lidhura me dyshimet për manipulim ose cenim të integritetit të procesit zgjedhor – një çështje që SPAK e ka regjistruar tashmë në procedim penal.

Në terren ndodhen agjentët e BKH-së, të asistuar nga forcat operacionale dhe patrullat e Policisë Vendore. Hetimet po mbikëqyren nga prokurori i posaçëm Dritan Prençi, i cili është i ngarkuar me çështjet e krimeve zgjedhore për këtë qark.

Related article  'Fajin e ka sistemi qe...' Sonila Meco zihet keq me kunaten e Beles se Rames, Neda Balluku

Operacioni është në vijim dhe pritet që gjatë orëve të ardhshme të ketë një deklaratë zyrtare mbi të arrestuarit apo provat e sekuestruara në funksion të hetimeve.

Published inLajme