Skip to content

E fundit! Mega operacion nga SPAK! Kush është miku i Berishës që u arr*stua për kr*min e rëndë

Një megaoperacion është kryer nga Policia e Shtetit, SPAK dhe AMP pas lëshimit të 10 urdhër arresteve. Në pranga mësohet se janë vënë 4 policë dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Kontrolle janë kryer në disa qytete, në Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastrës, e në zona të ndryshme. Nga hetimet dhe zbërthimet e aplikacionit të koduar “SkyECC” ka dyshime se zyrtarët e policisë ishin përfshirë në grupe kriminale.

Related article  Raporti i DASH “shkund” Ramën! Qeveria e Shqipërise, peng i bandave dhe korrupsionit. Dalin me emra 7...

Sipas burimeve në pranga është vënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë. Ai akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Për të njëjtat akuza, në pranga ka përfunduar edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj.

Related article  'Dua te vdes mbi burrin tim', Eneda Tarifa e 'çmendur' pas Gent Laskut zbulon cfare po ndodh mes tyre (VIDEO)

Ndërsa oficeri i tretë i arrestuar është Erdit Hazizaj. Ky i fundit në vitin 2023 ai ka qenë pjesë e primareve të Berishës për kandidat si kryetar bashkie për Roskovecin për zgjedhjet e 14 majit. Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i Metës dhe Berishës kandidoi me Hazizaj në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Related article  Nisi të ngacmonte djemtë dhe t'i ndante nga gratë! Zbulohet arsyeja e ndarjes se Erion Isait, e pret burgu

Në kërkim është shpallur shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi. Sipas SPAK ai është i akuzuar për trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

Sipas burimeve kontrollet janë kryer gjatë dy ditëve të fundit.

Published inLajme