Skip to content

E fundit! “Jam i shokuar…”, deputeti i PD braktis Saliun dhe largohet nga politika

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili nuk arriti të fitonte një mandat tjetër në Korçë ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale se i jep fund karrierës së tij politike aktive, pas rezultatit zhgënjyes të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

“Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit! Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament,” shkruan Spaho.

Related article  Ky është 31-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Librazhd-Prrenjas

Në mesazhin e tij publik, ai shpreh mirënjohje për familjen e tij, që sipas tij ka bërë sakrifica të mëdha për 35 vite me radhë për ta mbështetur në rrugëtimin politik.

Falënderime të veçanta Spaho u adreson strukturave të PD në Maliq dhe qarkun e Korçës, si dhe të gjithë atyre që e kanë mbështetur ndër vite me votë.

Related article  Prekëse! Momenti kur babai mëson se vajza e tij është shëruar nga sëmundja e rëndë (Video)

“Pa ata nuk do kisha arritur asgjë në politikë. U kërkoj ndjesë qytetarëve që nuk munda të bëj më shumë për ta,” shkruan ai.

Në përfundim, Spaho bën një thirrje për ringritjen e Partisë Demokratike:
“I uroj Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet dhe të arrijë të rikthehet në shpresë për Shqipërinë.”

Related article  SPAK jep njoftimin e forte per partine e Tom Doshit sesi i bleu votat dy dite para zgjedhjeve

Me këtë deklaratë, Spaho i jep fund një karriere politike që ka zgjatur mbi tre dekada.

Published inLajme