Skip to content

E FUNDIT/ Gjendet i pajetë në rrugë një person

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Peshkopi, ku një shtetas rreth 70 vjeç është gjetur i pajetë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Dibrës, rreth orës 15:20 të datës 19 qershor 2025, në vendin e njohur si “Gropa e ujërave termale” në qytetin e Peshkopisë, është konstatuar trupi i pajetë i shtetasit me iniciale E.N., rreth 70 vjeç.

Autoritetet policore kanë bërë me dije se paraprakisht dyshohet se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Megjithatë, Policia e Dibrës ka nisur menjëherë hetimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për të përcaktuar shkaqet e vërteta të vdekjes.

Njoftimi zyrtar i policisë citon: “Më datë 19.06.2025, rreth orës 15:20, në vendin e quajtur “Gropa e ujërave termale”, në qytetin e Peshkopisë, është gjetur pa shenja jete, shtetasi E.N., rreth 70 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.” Policia po vijon me veprimet hetimore për të hedhur dritë mbi këtë rast.

Published inLajme