Skip to content

E FUNDIT – Ekzekutohet me armë zjarri ushtari (FOTO dhe DETAJET)

Një ushtar shqiptar i Armatës së Maqedonisë së Veriut, i identifikuar si Agim Muharremi, 49 vjeç, është vrarë me armë zjarri në fshatin Batanicë të Shkupit.

Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur tek ura e fshatit Batanicë, ku Muharremi është qëlluar për vdekje nga një person. Policia ka nisur menjëherë kërkimet për kapjen e të dyshuarit. Vrasja e ushtarit Muharremi është konfirmuar zyrtarisht nga ekipi i Spitalit të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

Related article  "E mbajti nga krahu që të mos i shmangej plumbit", pse Naim Murseli vrau gruan e tij

Policia ka sekuestruar prova nga vendi i ngjarjes, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e rastit. Motivi i vrasjes mbetet ende i panjohur. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se autori i dyshuar është një person i njohur për organet e rendit dhe me precedentë penalë.

Gjatë aktit të vrasjes, viktima ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër. Grupi hetimor po mbledh informacione për të përcaktuar nëse autori i dyshuar ka pasur ndihmës ose nëse dikush e ka informuar për lëvizjet e viktimës, sipas artikullit të Alsat M.

Related article  Deputetë, ish-ministra dhe emra pranë Shkëlzen Berishës në skemën që i grabiti shtetit miliarda euro, ja kush janë…

Ndërkohë, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut (ARM) ka konfirmuar vrasjen e një pjesëtari të tyre. Në njoftimin zyrtar thuhet se Agim Muharremi sot ka shfrytëzuar ditën e tij të lirë, duke nënkuptuar se në momentin e vrasjes ai nuk ka qenë në detyrë dhe as në uniformë ushtarake. Hetimet nga autoritetet kompetente vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike dhe për të vënë para drejtësisë autorin e krimit.

Related article  S’mjafton lufta! Irani goditet nga tërmeti i fuqishëm

Published inLajme