Skip to content

E fundit/ Aksidentohen me makine dy ish-banoret e Big Brother Vip (DALIN FOTOT)

Aktorja e njohur, Gresa Gashi dhe miku i saj Vullnet Krasniqi, kanë përjetuar një aksident me makinë, por ndryshe nga ç’pritej, dyshja e ka pritur situatën me shumë humor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gresa, e cila publikoi një video në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit momentet pas aksidentit.

Related article  Primaret e PD/ Përfundon numërimi, ja kandidatët më të votuar në 12 qarqe

Me stilin e saj karakteristik plot pozitivitet, ajo e komentoi ngjarjen me ironi, duke thënë: “Dolem të pimë kafe dhe përfunduam ja…” – ndërsa në video shfaqet makina e dëmtuar.

Në një moment tjetër, Vullneti shfaqet duke treguar makinën e dëmtuar, duke e bërë situatën edhe më komike.

Related article  “Kemi të dhëna të fr*kshme”/ Rama jep lajmin e fortë për LEKUN: tani e mbrapa do...

Kjo e shtyu Gresën të shpërthente në të qeshura, duke treguar edhe një herë natyrën e saj të hareshme.

Më tej, ajo sqaroi: “Kemi bërë aksident, jemi duke shkuar në stacionin e policisë. Unë jam pak e tronditur sepse ishte nga ana ime, por Vullneti është mire”.

Pavarësisht situatës, dyshja u shfaq e qetë dhe në humor të mirë, duke e kthyer edhe këtë moment të sikletshëm në një episod të lehtë dhe argëtues për ndjekësit e tyre.

Related article  LAJM I FUNDIT – Konfirmohet! Merret i pandehur zyrtari i lartë!

Për fat të mirë, askush nuk ka pësuar lëndime serioze dhe aksidenti mbeti vetëm një situatë e pakëndshme, por e menaxhuar me sportivitet. /Telegrafi/

Published inLajme