Skip to content

E diele tragjike me ngjarje te renda ne vend, ka viktima dhe te plagosur

8 të lënduar dhe 1 viktimë. Është ky bilanci i deritanishëm si pasojë e aksidenteve rrugore të ndodhura në disa prej akseve të vendit këtë të diel.

5 qytetarë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së 2 automjeteve në rrugën e Arbërit, në aksin Bulqizë-Maqellarë.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Peshkopisë. Shpejtësia e lartë e automjeteve dhe lagështira në rrugë mendohet të kenë qenë edhe shkaqet e aksidentit.

Related article  Meri Shehu ben parashikimin: Ngjarja e vitit, ndryshimi i jetes tani vjen..

Një viktimë është shënuar në Golem, teksa një 19-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar një 56-vjeçare këmbësore, e cila më pas ka ndërruar jetë.

Related article  Veliaj orkestron bojkot nga burgu kunder Rames, ja cfare bejne njerezit e tij per te humbur Tiranen PS

Ndërsa në Çërravë të Pogradecit, një çift të huajsh teksa udhëtonin me motor janë përplasur nga një automjet. Por fatmirësisht nuk kanë marrë dëmtime të rënda.

Edhe në qendër të Fierit, një automjet tip Mercedes ka përplasur një këmbësore në vijat e bardha, duke u bërë më pas shkak aksidenti edhe për një tjetër përplasje me një automjet pas tij.

Related article  Ledioni ironizon Arbanën, pasi shkoi në Tv Klan (Video)

Këmbësorja u transportua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia po heton shkaqet e aksidenteve të ndodhura këtë të diel, ndërsa si dyshime paraprake mendohet të kenë qenë shpejtësia e automjeteve dhe lagështira në rrugë.

Published inLajme