Skip to content

‘E çuam djalin ta ndihmonte, ai na e vrau’, nëna e Erjon Pelivanit e përlotur: Nuk më lanë…

Pak ditë më parë gjykata e Larisës ka dhënë dënimin në shkallën e parë për Fatmir Tarellarin, i cili në janar të vitit të shkuar vrau kunatin e tij, 33-vjeçarin Erjon Pelivani.

Babai i tre fëmijëve është dënuar me 14 vite burg, ndërsa në sallën e gjyqit ka kërkuar falje për krimin e bërë, por ka thënë se ka qenë i tronditur kur ka zbuluar se e bija abuzohej prej 12 vitesh seksualisht prej tij.

I afërmi i Fatmirit deklaroi se ai është dënuar me 14 vite burg për aktin, ndërsa nga dëshmitë është zbuluar se partnerja e tij, ka parë skenë e përdhunimit 12 vite më parë nga vëllai i saj drejt thjeshtrës dhe nuk ka treguar.

Related article  Merret vendimi - Goditje e rende per PD dhe Berishen

“Vajza tentoi t’ia hidhte fajin djalit tonë.
Ajo nuk kishte asnjë fakt, i kishte të gjitha gënjeshtra dhe falsifikime. U zbërthyen telefonat e saj dhe djalit. Janë ende në polici sepse e kërkova si nënë ta kisha si kujtim por ende nuk ma kanë dhënë.

Related article  Kryestrategu i PD i jep paralajmerimin e forte Ramës me poezinë e njohur, LaCivita: Dëgjoje mirë thirrjen e bufit dhe…

Me Abazin ishim në shtëpi. Ai më kishte marrë çupën për djalin. Më tha aman thuaji Erit të vijë të më ndihmojë, kishin 3-4 muaj që nuk flisnin për gjëra koti. Mirë i kishte thënë çupa i them unë dhe komunikoi me vëllanë.

Ai pyeti babanë nëse duhet të shkonte apo jo pasi nuk flisnin dhe i ati i tha: Ik të keqen babi, por mos bëj shamatë. Po nuk e ndihmove ti kush do ta ndihmojë. Edhe unë i thash ik ndihmoje sepse u gëzuar që sa mirë të pajtohen e të flasin.

Related article  Kush jane miqtë e ngushtë që pr*në në besë Erion Veliaj! Klodiana Lala zbulon pse Lali eshte d*rezuar

Vajti djali dhe e priti plumbi. Djalin nuk më lanë t’i hap as arkivolin ta shoh, ia kishte bërë kokën copë-copë. E pashë vetëm në foton që avokati i dha gjykatës. Nuk di se çfarë kam bërë më pas”, tha ai.

Published inLajme