Skip to content

Dumani zbarkon në SHBA, pritet goditje e fortë nga…

Një zhvillim i papritur dhe me pasoja të mëdha politike ka ndodhur në Uashington. Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, është thirrur në një takim urgjent në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), duke shënuar rikthimin e fuqishëm të SHBA-së në skenën politike dhe gjyqësore shqiptare. Takimi i Dumanit me Brendan P. Hanrahan, Zyrtari i Lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, konsiderohet si një sinjal i fortë për Tiranën: “SPAK nuk është vetëm”.

Kush dridhet nga ky takim?

Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm dhe, sipas burimeve diplomatike, është preludi i një “sezone zjarri” për krimin dhe korrupsionin në Shqipëri. Pas ardhjes së administratës së presidentit Trump, me urdhrin ekzekutiv të janarit 2025 që kategorizon trafikantët e drogës si “terroristë ndërkombëtarë”, baronët e krimit dhe mbrojtësit e tyre politikë do të përballen me një goditje të dyfishtë: nga drejtësia shqiptare dhe nga sanksionet e rënda amerikane.

Related article  Kishte ardhur për festa, ja kush është 24-vjeçarja që u aksidentua për vdekje në Shqiperi

Në listën e personave që po hetohen nga SPAK ndodhen emra të bujshëm si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në këtë listë përmenden edhe ministra dhe zyrtarë të lartë si Belinda Balluku, Taulant Balla, Arbjan Mazniku dhe Frida Krifca. Dyshimet rëndojnë edhe mbi vetë kryeministrin Edi Rama, i cili përmendet në përgjimet e dosjes “SKY ECC” dhe akuzohet për kontakte të dyshimta me bosë të krimit të organizuar.

Related article  Vladimir Putin vesh uniformën ushtarake dhe kërcënon botën me ‘Çernobilin fluturues’

Fundi i iluzioneve politike

Pas muajve të heshtjes amerikane, disa qarqe politike dhe mediatike në Tiranë kishin spekuluar se me kthimin e Donald Trump, SHBA do të tërhiqej nga mbështetja për SPAK-un. Por ky takim i Dumanit në DASH shuan çdo iluzion. Uashingtoni është rikthyer jo vetëm për të paralajmëruar, por edhe për të vepruar. Mesazhi është i qartë: drejtësia shqiptare nuk është vetëm, SPAK gëzon mbështetjen e plotë të shërbimeve sekrete dhe institucioneve amerikane. Çdo emër, sado i madh, konsiderohet i prekshëm.

Related article  Egli, e zhgënjyer me Gjestin: Jam përfshirë aq shumë se e kam besuar, por…

Kush është Brendan P. Hanrahan?

Brendan P. Hanrahan, zyrtari i lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, i cili priti Dumanin, është një figurë me peshë. Ai zëvendësoi Louis Bono-n si kreu i byrosë për Evropën dhe është zyrtari më i lartë i DASH për kontinentin. Hanrahan ka një diplomë nga Kolegji i Harvardit dhe një diplomë MBA nga Shkolla e Biznesit Stanford. Përpara se t’i bashkohej Departamentit të Shtetit, ai ka punuar si investitor në firmën private Bain Capital dhe si këshilltar politikash për Komitetin e Senatit për Biznesin e Vogël dhe Sipërmarrjen.

Published inShowbizz