Ka dalë një dyshim i fortë mbi shkakun e shtrimit në spital të bashkëpunëtorit të SPAK-ut, Nuredin Dumani. Sipas mjekëve, shëndeti i tij dyshohet të jetë përkeqësuar për shkak të një intoksikacioni ushqimor.
Mjekët dyshojnë se Dumani konsumoi ushqim të prishur
Bazuar në analizat e para laboratorike, mjekët e QSUT-së kanë krijuar bindjen se Dumani ka konsumuar karkaleca të ndenjur, të cilat i mbante prej disa ditësh në frigoriferin e qelisë së tij. Ky veprim ka sjellë një përkeqësim të shpejtë të shëndetit, duke e çuar atë në gjendje të fikti.
Gjendja shëndetësore dhe kthimi në qeli
Pas marrjes së ndihmës së shpejtë në reanimacionin e kirurgjisë, Dumani arriti të rimarrë vetëdijen. Ai u largua nga spitali të dielën në mesditë dhe u kthye sërish në qelinë e tij në burgun 313 në Tiranë.
Së shpejti, Dumani pritet të dalë para Gjykatës së Posaçme, ku po zhvillohet procesi gjyqësor kundër disa të pandehurve të akuzuar për vrasje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, dosje të cilat janë hapur pikërisht falë dëshmisë së tij.
