Skip to content

Dridhet toka tërmet 6.6 ballë. Ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së shtunës në Detin Scotia, një zonë oqeanike mes Amerikës së Jugut dhe Antarktidës.

Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti ndodhi në orën 08:32 UTC (05:32 me orën lokale), me një thellësi prej 10 kilometrash. Epiqendra ndodhej rreth 2091 kilometra në lindje të qytetit Punta Arenas në Kili dhe 1546 kilometra në juglindje të Stanley-t, Ishujt Falkland.

Related article  Detajet e ngjarjes së rëndë - Shkoi me pushime në Shqipëri, por të riut nga Kosova i ndodh tragjedia

Për shkak të vendndodhjes së largët dhe oqeanike, nuk raportohet për dëme materiale apo viktima. Deri më tani nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami nga autoritetet përkatëse.

Related article  Disa republikanë kërkuan dorëheqjen e tij, Zelensky: Vetëm nëse...

Zona e Detit Scotia është e njohur për aktivitet sizmik të shpeshtë për shkak të përplasjes së pllakave tektonike në atë rajon. Institucionet monitoruese vijojnë të ndjekin situatën për çdo lëkundje pasuese.

Related article  “Jemi gati për luftë”! SHBA i përgjigjet Kinës: Ju doni të...

 

Published inLajme