Skip to content

Dridhet Rama, një tjetër amerikan pjesë e fushatës së Berishës. Emri

Drejtuesi i fushatës së Donald Trump, Christopher LaCivita do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, por duket se ai këtë gjë do e bëjë përmes ekipit të tij dhe vetë do të qëndrojë në SHBA.

Chris LaCivita është shfaqur në selinë blu vetëm kur u njoftua se do të jetë ai drejtues i fushatës së PD-së dhe më pas u largua sërish drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është njoftuar se ai do të jetë i pranishëm dhe në mitingun hapës të PD-së më 11 Prill dhe duket se sërish do të largohet drejt Amerikës.

Related article  E fundit! Para SPAK-ut Berisha pranon vr*sjet e 21 Janarit! Ndodhi pa dashje, kanë marrë lekë!

Në Shqipëri do të qëndrojë ekipi i tij dhe Partia Demokratike ka prezantuar sot njërin prej tyre, përmes zëdhënëses Floriana Garo. Bëhet fjalë për Philip Griffin, konsulent dhe pjesë e ekipit të Chris LaCivita, i cili do të marrë përsipër të ndjekë nga fillimi deri në fund demokratët në garën elektorale  të 11 majit.

Related article  “Do të zhduken, të gjitha”, Rama nuk ndal vendimin drastik - DETAJET

“3 amerikanët në shtabin e fushatës.
Ekipi i Chris LaCivita ne Tirane!”,
 shkruan Garo.

A do të jetë vetëm Philip Griffin, amerikani i vetëm që do të qëndrojë në Tiranë, apo do të ketë dhe të tjerë, kjo mbetet për t’u parë në vijim.

Related article  Në shtëpia me qera në Durrës! Aksioni - Policia zbulon dy kinezet duke *** VIDEO

 

Published inLajme