Skip to content

Dosja Veliaj – Gjykata jep vendimin e rëndësishëm për gruan e kryebashkiakut – DETAJET

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka rrëzuar rekurset e Valbona dhe Ajola Xoxës, nënë e bijë, në lidhje me kontrollet e ushtruara nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe sekuestron e vilës në Qerret, të urdhëruara nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) si pjesë e hetimeve për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Valbona Xoxa, e cila është vjehrra e Erion Veliajt, dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kishin kundërshtuar nëpërmjet rekurseve në Gjykatën e Lartë kontrollin e banesave dhe zyrave të tyre nga BKH, të kryer me urdhër të SPAK. Ato kërkonin gjithashtu heqjen e sekuestros mbi vilën luksoze në Qerret, e cila zyrtarisht rezulton në emër të Valbona Xoxës. Megjithatë, SPAK dyshon se kjo pronë është në fakt një pasuri e fshehur e Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.

Hetimet e SPAK kanë ngritur dyshime se Erion Veliaj ka fshehur pronësinë e vilës, e cila ndodhet në kompleksin turistik “Marea” në bregdetin e Qerretit në Kavajë, duke e regjistruar atë në emër të prindërve të bashkëshortes së tij, Valbona Xoxa dhe Arben Xoxa (tashmë i ndjerë). Sipas dosjes së SPAK, emri i Veliajt figuron në listën e pagesave për mirëmbajtjen e vilës me numër 6 A. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, figuron në faturat e pagesave për arredimin e vilës, ndërtimin e një pishine para ndërtesës dhe shpenzime të tjera të ngjashme. SPAK ka siguruar gjithashtu të dhëna të sinjaleve telefonike që vëreheshin në zonën e Qerretit, kryesisht gjatë fundjavave, që përputhen me lëvizjet e çiftit.

Related article  Ushqimet që duhen shmangur për gurët në veshka nga Anila Kalleshi

Me vendimin e Gjykatës së Lartë për rrëzimin e rekursit, vila në Qerret do të vijojë të mbetet e bllokuar nga autoritetet. Rekurse ishin depozituar edhe nga dy shoqëri, “AVA STUDIO” SH.P.K dhe “PARTNERS LAW” SH.P.K, të cilat gjithashtu kërkonin heqjen e sekuestros, por edhe këto rekurse janë rrëzuar nga Gjykata e Lartë.

Erion Veliaj u arrestua në mesditën e 10 shkurtit në ambientet e Bashkisë së Tiranës, pas një hetimi që zgjati rreth një vit nga SPAK. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Veliajt iu shtua edhe akuza e futjes së sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit, pasi u kap në përgjim duke komunikuar përmes celularit të një efektivi burgu gjatë transportit.

Related article  'S’do ikësh kurrë nga…', Mira Konçi shtang me mesazhin e koduar pas ndarjes nga Shpëtim Saraçi

Ajola Xoxa ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe akuzohet nga SPAK për të njëjtat vepra penale si bashkëshorti i saj, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar një skemë të dyshuar përfitimi ryshfetesh nga Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa për pasurim personal nëpërmjet organizatash dhe kompanish të kontrolluara nga ata ose të afërm të tyre, duke përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste të ndryshme. Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në kompleksin turistik në Qerret, ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në blerje online, shuma të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore të pasurisë.

Related article  ‘Deputeti i PS shperthen ndaj policise se nuk heqin kamerat pergjuese qe i kane vene...(Pamjet tronditese)

Biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu dyshohet se në këmbim të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe lejeve të ndërtimit, i kanë ofruar Erion Veliajt shuma monetare nëpërmjet blerjeve fiktive, biletave të avionit, sponsorizimeve, OJF-ve të Ajola Xoxës, si dhe pasurive të paluajtshme, përfshirë vilat në Qerret.

Më 22 maj, SPAK rëndoi më tej pozitat penale të çiftit Veliaj-Xoxa, duke i shtuar një akuzë të re për “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Gjithashtu, atyre iu sekuestrua edhe një apartament tjetër në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë, ku ndodhet edhe apartamenti i tyre kryesor, duke e konsideruar si pasuri të fshehur. Aktualisht, Erion Veliaj ndodhet në paraburgimin e burgut të Durrësit, në pritje të shqyrtimit të rekursit të tij në Gjykatën e Lartë, ku kërkon zbutjen e masës së sigurisë.

Published inLajme