Skip to content

Doriseni “i tmerrshëm” i Vlorës thyen kamerë e mikrofon, vjedh kartën e memories

Grupi i xhirimit i emisionit “Piranjat” është përballur me dhunë, ofendime e kërcënime nga shtetasi Dorisen Çepaj, konkretisht pronari i mobilierisë “Serena Furniture” në fshatin Hoshtimë në Panaja të Vlorës. Gazetari Freard Rista dhe grupi i xhirimit ishin aty për të pyetur pronarin e biznesit lidhur me një pretendim të qytetares Sabihe Likaj.

Kjo e fundit kishte vënë re se zotëria gjatë punimeve në biznesin e tij, kishte hedhur mbeturina në tokën e saj. Zonja Sabije pretendon që pronari i mobilerisë në fillim ka kërkuar ndjesë për dëmet e shkaktuara, por duket se shumë shpejt gjërat ndryshuan, ashtu siç ndryshoi edhe sjellja e tij ndaj 52-vjeçares.

“Shikoj që po hidhte dhera pa më pyetur mua. E kam takuar përsëri dhe më thotë “unë tokën e kam blerë, ty nuk të njoh fare.” Po mbushte tokën ku unë jam bashkëpronare. Makinat e rënda vazhdonin të punonin. I thashë do shkoj në polici, “të shkosh ku të duash, Policia nuk ka çfarë më bën”, tregon ajo për Piranjat.

Problemi në thelb qendron tek ndarja e tokës për të cilën zonja Sabihe ka konfliktin. Doriseni ka blerë pjesët e tokës që i takojnë disa familjarëve të znj.Likaj, por kur toka nuk është ndarë, jemi në kushtet që ajo ngastër ku Doriseni punon dhe hedh mbeturina, mund të jetë e Sabihes. Grupi i xhirimit i kërkoi Dorisenit të flisnin për të mësuar më shumë për konfliktin dhe se si mund të zgjidhej, por ai i priti me këmbët e para. Doriseni theu kamerën e operatorit, mikrofonin e gazetarit, i përplasi disa herë në tokë duke i shndërruar jashtë funksionit.

Related article  Mjekët i thonin se je mbipeshë, por barku i tij rritej çdo ditë, burri zbulon të vërtetën rrëqethëse..

Si të mos mjaftohej me kaq, në mënyrë të mirëmenduar ai vodhi kartën e memories së kamerës për të zhdukur të gjitha provat. Mirëpo “Piranjat” ishin të pajisur me kamera të fshehta për të dokumentuar gjithçka ndodhi. Pass konfliktit u njoftua Policia dhe shkuam në komisariatin e Policisë Vlorë për të bërë kallëzim. Para oficeres së Policisë Gjyqësore, u tregua me detaje për dhunën e ushtruar, ofendimet, dëmtimin e mjeteve të punës dhe vjedhjen e kartës së memories nga shtetasi Dorisen Çepaj. Ndërkohë në Polici pas nesh, u paraqit edhe Doriseni.

Në kallëzimin e tij ai pretendoi përpara OPGJ-së, se atë ditë Piranjat kërkonin të futeshin në ambientet e firmës me forcë dhe prandaj kishte shkuar ai vetë dhe i kishte nxjerrë. Por pamjet e hyrjes janë mëse normale në ambientet e firmës së zotërisë dhe ajo që bëjnë grupi i xhirimit është thjesht qendrimi në hollin e godinës, derisa vetë Doriseni u paraqit. Në deklaratën e tij ai ka mohuar faktin se ka thyer mjetet e punës apo të ketë ushtruar dhunë. Dhe këtë deklaratë e ka bërë i bindur se nuk do mund të faktohej e kundërta, për dy arsye.

Duke thyer kamerën dhe duke vjedhur kartën e memories, ka menduar se nuk do kishte materiale për të dokumentuar ngjarjen. Në raport shërbimin e përpiluar për llogari të Prokurorisë, citohet se është bërë këqyrja e momentit të hyrjes së Piranjave në godinë dhe të ashtuquajturës përleshje që kanë patur me Dorisenin, sigurisht nga kamerat e instaluara në hyrje të objektit.

Por si ka mundësi që Policia vuri re atë çka e quan përleshje dhe nuk vuri re faktin se Doriseni u largua me kamerën e operatorit në dorë? Si ka mundësi që policia nuk vuri re thyerjen e mjeteve të punës, kur të dyja këto episode ndodhën në të njejtin ambient?

Related article  Merr fund marrezia! Qeveria merr vendim drastik qe prek mijera shqiptare

Ndoshta përballë kemi “kunatin e shokut Xhemal“, për sa kohë deklaratat e grupit të xhirimit, apo pamjet filmike, nuk i mjaftuan prokurorit Olsi Vasiu për të nisur procedimin penal, me pretendimin se veprimet dhe mosveprimet e shtetasit Dorisen Çepaj nuk formojnë elementët e veprës penale të “kanosje”, “plagosje e lehtë me dashje” dhe “shkatërrimit të pronës”.

Lidhur me veprën penale “kanosje“, përpara oficeres së Policisë Gjyqësore gazetari Freard Rista ka deklaruar se shtetasi Dorisen Çepaj e ka kërcënuar me vdekje duke bërë me shenjë rreth kokës së tij, simbolin e varjes me litar, por diçka e tillë do të vërtetohej nëse do të gjendej serveri i zhdukur me qëllim i kamerave të godinës së Dorisenit.

Sa i takon shkatërrimit të pronës, prokurori Olsi Vasiu kërkon të provohet ekzistenca e pasojave materiale. Pamjet e thyerjes së mjeteve të punës janë administruar në policinë gjyqësore, por mesa duket nuk i kanë mjaftuar prokurorit Vasiu. Ky i fundit i referohet vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr 5 datë 11 nëntor 2003, sipas të cilit dëmtimi duhet të arrijë vlerën 1 milionë lekë të reja që të quhet dëmtim “jo i lehtë”. Dhe duke qenë se kamera dhe mikrofoni nuk e kapkan këtë vlerë, nuk quhet “shkatërrim prone“.

Megjithatë, pas vendimit për “mosfillimin e procedimit penal”, brenda afatit të caktuar me ligj ne bëmë një ankimim ku parashtruam fakte kundër, lidhur me konkluzionet e prokuror Olsi Vasiut, i cili ka konstatuar se nuk ka elementë të “shkatërrimit të pronës“.

Related article  Tërmeti i fuqishëm dridh tokën, njerëzit dalin të tmerruar jashtë

Së pari, Prokuroria nuk ka kryer hetime të plota rreth vlerës së saktë ekonomike të dëmit të shkaktuar siç është thyerja e kamerës dhe mikrofonit. Së dyti, Prokuroria ka bërë një vlerësim të gabuar të kategorisë qoftë kjo “pasojë jo e lehtë“ apo “pasojë e rëndë“, pasi është mbështetur vetëm tek kriteri ekonomik i këtij vlerësimi. Është e vërtetë se Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë përcaktuar si kriter vlerën 1 milionë lekë të reja, por ato theksojnë qartë se për cilësimin e një dëmi si “pasojë e rëndë“, përveç kriterit ekonomik vlejnë edhe kritere të karakterit jo ekonomik, të cilat shpesh mund të marrin rëndësi më të madhe se sa kriteri ekonomik.

Për shembull vjedhja e një pjese të linjës teknologjike të një fabrike apo të një aparature mjekësore, pavarësisht nga vlera e tyre e shprehur në të holla, shkakton ndërprerje të procesit teknologjik, lë pa punë një numër të konsiderueshëm punonjësish, lë pacientët pa mjekimin e domosdoshëm jetik.

Bazuar në dokumentet e depozituara, dëmi i shkaktuar nga Doriseni duhej cilësuar si dëm “jo i lehtë“, pavarësisiht se dëmi ekonomik mund të rezultojë relativisht i vogël. Kjo pasi në rastin konkret, përmes dëmtimit të kamerës dhe vjedhjes së kartës, në thelb është dëmtuar interesi publik për informim, dhe e gjitha e shkaktuar me dashje të plotë nga Doriseni. Lind pyetja, ku e gjen vallë gjithë këtë forcë Doriseni i tmerrshëm i Vlorës?/ Piranja

Published inLajme