Skip to content

Doni të punoni në Polici? Hapen aplikimet. Qindra vende të lira – Ja kriteret

Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për rekrutimin e 402 punonjësve të rinj në Patrullën e Përgjithshme. Aplikimet janë të hapura nga 1 deri më 21 shtator 2025 dhe mund të dorëzohen pranë drejtorive vendore të Policisë, aty ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

Kriteret kryesore dhe dokumentacioni i kërkuar

Për të aplikuar, kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere bazë:

  • Të jenë shtetas shqiptarë.
  • Të jenë jo më shumë se 30 vjeç.
  • Gjatësia: minimumi 170 cm për meshkujt dhe 160 cm për femrat.
  • Të kenë përfunduar arsimin e mesëm.
  • Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike.
  • Të mos jenë dënuar për vepra penale apo të jenë larguar nga shërbimi civil.
  • Të kenë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, tipit B.
Related article  Pasi Ziza ‘palosi’ Drenovën, R. Roçi tronditi Burgun e Reçit, E. Dh Fushë-Krujën, disa ‘VIP-se’ mësyjnë në qelitë e kokave të krimit

Dokumentacioni i kërkuar, i cili duhet të dorëzohet jo më vonë se data 21 shtator 2025, përfshin formularin e aplikimit dhe të vetëdeklarimit, fotokopje të kartës së identitetit, diplomën e noterizuar, certifikatën e gjendjes gjyqësore dhe vërtetime nga gjykata, prokuroria e SPAK.

Related article  Tragjedi, rrëzohet aeroplani në vendin me shume shqiptare, ishte nisur drejt..., tymi i zi ‘pushton’ vendin

Procesi i pranimit dhe skualifikimi

Procesi i pranimit përbëhet nga disa faza eliminatore:

  1. Verifikimi i dokumentacionit.
  2. Kontrolli shëndetësor.
  3. Testimi me shkrim.
  4. Testimi fizik.
  5. Intervista me gojë.
  6. Verifikimi i besueshmërisë dhe integritetit.

Një aplikant skualifikohet nëse nuk plotëson kriteret, dorëzon dokumente të falsifikuara, rezulton përdorues droge apo ka varësi nga alkooli, ose nuk arrin të marrë të paktën 50% të pikëve në çdo fazë të konkurrimit. Fituesit do të shpallen vetëm nëse renditen brenda kuotave të disponueshme.

Related article  U torturua 4 orë në bodrumin e Suel Çelës! Kodi OMERTA u thye, cfare dinte Daniel Shima per Gruan e Edi Rames

Ata që kalojnë me sukses të gjitha testet do t’i nënshtrohen një trajnimi 9-mujor në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, i ndarë në 6 muaj teori dhe 3 muaj praktikë.

Published inShowbizz