Skip to content

Donald Trump bllokoi fondet! SPAK bën reagimin e fortë: Ja kush na paguan

Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare.

SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025.

Related article  'Ai eksperimentoi dhe...' Rama donte ta digjte ne liste te hapur, Gjiknuri ia plas ne sy

Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve: OPDAT, ICITAP, DEA, FBI.

Related article  SPAK iu ka futur tmerrin! Karamuço trondit: Ja çfarë sjellin politikanet dhe krimi nga Kina për...

Mbështetja e tyre është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve.

Related article  “I fute thikën dhe qave”/ DEBAT i ashpër Rozana-Gerta: Të ha të gjallë, maçok i vogël
Published inLajme