Skip to content

‘Do të doja të…’ Big Brother mbaroi, Rozana Radi e ashpër ndaj Egli Takos, mesazh dhe per Gerten

Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Rozana Radi, dha një intervistë mbrëmjen e djeshme për emisionin “Goca & Gra”, ku ndau me publikun reflektime për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në mesin e shumë pyetjeve që iu drejtuan, ajo që shkaktoi më shumë zhurmë ishte ajo që kishte të bënte me raportin e saj me një tjetër ish-banore, Egli Tako — me të cilën Rozana pati përplasje të herëpashershme gjatë qëndrimit në shtëpi.

Related article  Autobusi me 70 nxënës rrëshqet nga 6 metra lartësi – Viktima dhe dhjetëra të plagosur!

E pyetur: “A ke një emër që do të doje të mos ishe treguar aq zemërbutë me të?”, Rozana nuk hezitoi aspak dhe u përgjigj qartë: “Egli Tako!” Ndërsa për çështjen nëse ndjeu zhgënjim që nuk doli fituese, Rozana e mori me sportivitet: “Kjo më jep forcë që të marr pjesë në një Big Brother tjetër” – u shpreh ajo mes të qeshurash.

Related article  Përshkallëzimi i konfliktit: Izraeli sulmon Hamasin në Katar, banorët e Gazës kundërshtojnë evakuimin

Sipas Rozanës, partneri e kishte ndjekur veçanërisht dinamikën me Gertën – një prej banoreve me të cilën kishte pasur përplasje, por edhe një përpjekje për pajtim.

Related article  VIDEO/ Gjesti rikthehet në shtëpi, puthet me Eglin. Ja si reagon kur mëson se ajo është finaliste

Rozana kujtoi momentin kur i kërkoi Gertës të këndonin një këngë së bashku, gjë që, sipas saj, partneri e kishte vlerësuar si gjest të madh. “Më shumë e kishte me Gertën, besoj,” u shpreh ajo.

Published inLajme