Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjyaktës së Apelit, tronditi opinionin publik.
Një gjyqar ka rrëfyer për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha bisedën e fundit me Astrit Kalaja, para seancës që do të ishte e fundit për të.
“Martoj vajzën dhe jam i lumtur. Mezi e pres atë ditë”-ishin fjalët e gjyqtarit.
Ka diskutime që ceremonia e pëcjelljes për në banesën e fundit të gjyqtarit që u vra në krye të detyrës të bëhet ceremoni shtetërore ditën e mërkurë.
“Sot kam një gjyq problematik”, këto mësohen të kenë qenë disa nga fjalët e të ndjerit, gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën sot në ambientet e Gjykatës së Apelit.
E ftuar në emisionin “Opinion”, psikologia Valbona Treska tregoi fjalët e të ndjerit me disa të afërm të tij para seancës gjyqësore.
Pas saj, ishte Klodiana Lala që tregoi se magjistrati kishte pasur një debat të ashpër verbal me palët një seancë më parë.
“Po pra, se ai i njihte. Kishte pasur një debat verbal të ashpër një seancë më parë”, tha Klodiana Lala.
Kujtojmë që i ndjeri Astrit Kalaja, gjyqtar i Gjykatës së Apelit i Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u vra në krye të detyrës nga Elvis Shkambi, palë në një proces gjyqësor.
Policia ka arrestuar rojen e Gjykatës së Apelit të Tiranës pak çaste pas krimit të rëndë që tronditi mbarë opinionin publik, vrasjen me armë zjarri brenda sallës të gjyqtarit Astrit Kalaja. Oficeri i sigurisë që qëndron te dera e Apelit ka dështuar të kontrollojë autorin, 30-vjeçarin Ervis Shkambi, i cili hyri me armë zjarri, një pistoletë tip “Beretta”, dhe qëndroi i armatosur në sallë deri në dhënien e vendimit.
Por, oficeri i sigurisë është hallka e fundit e zinxhirit të përgjegjësisë. Prapaskena mëson se sistemet e kontrollit (detektorët metalikë) e Gjykatës së Apelit janë jashtë funksionit. Kushdo mund të hyjë lirisht pa u kontrolluar.
Përgjegjëse për sistemet e kontrollit është Kancelarja e Gjykatës, Letida Balili, emri i të cilës ka qenë objekt më shumë i lajmeve rozë. Balili e ka kthyer gjykatën në han pa porta. Nëse do të zbatohej protokolli i sigurisë, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja do të ishte parandaluar.