Skip to content

Do festonte “Shën Valentinin”, kush është studentja 20-vjeçare që ndërroj jetë në aksident

20-vjeçarja, e cila humbi jetën në aksidetin tragjik në aksin Përrenjas-Librazhd pak pas mesnatës, mësohet se kishte shkuar për Shën Valentin në Pogradec së bashku me të fejuarin e saj, 34-vjeçarin Zef Sinani.

Megi Xhetani dhe 34-vjeçari, i cili mbeti i plagosur rëndë pasi mjeti ku udhëtonin u përplas me një kamion me targa nga Shkupi, raportohet se ishin fejuar 3 muaj më parë dhe kishin drekuar ditën e djeshme në Pogradec.

Gjatë kthimit për në shtëpi janë përfshirë në një aksident tragjik që rezultoi fatal për të renë.

Çifti jetonin në qytetin e Mamurrasit, ndërsa viktima ishte vajzë e vetme dhe studionte në Universitetin e Tiranës.

34-vjeçari Zef Sinani mbeti i plagosur rëndë në aksident dhe ka marrë dëmtime të shumta.

 

Published inLajme