Parashikimi i Horoskopit javor nga Meri Gjini në emisionin “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. E nisim javën me Diellin te Gaforrja. Do të jetë një ndryshim i ndjeshëm në agjendën e secilit.
Kemi Mërkurin në hyrje të fortë me Uranin trekëndor dhe do të kemi një boom informacionesh, por të ekzagjeruara në pjesën më të madhe. Kalimi i Mërkurit te Luanët do të bëjë që gjithsecili të merret me punët e tij.
Dielli te Gaforrja dhe Mërkuri te Gaforrja deri në mesin e javës do të na angazhojnë me angazhimet e fëmijëve. Ky Diell në hyrje të drejtëpërdrejtë me Jupiterin bën që çështjet që nuk varen vetëm nga ne të vendosen në agjendë që sot.
Dashi
Dielli është në familjen e katërt të hartës së tyre. Kthehet në prioritet profesioni dhe puna. Dy janë çështjet që do të ndryshojnë agjendën e tyre, pavarësisht se me çfarë po merren. E para është një çështje pune dhe e dyta një dokument në shërbim të një shtëpie apo pronësie. 
