Mjekësia shqiptare ka humbur një prej emrave të saj më të respektuar. Prof. Asoc. Dr. Nexhmije Subashi, mjekja e njohur dhe shumëvjeçare e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka ndërruar jetë, duke lënë pas një trashëgimi të vyer profesionale dhe humane.
E njohur për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në fushën e laboratorit dhe hematologjisë, Prof. Subashi ka qenë për dekada një shtyllë në shërbimin mjekësor shqiptar. Përveç angazhimit të palodhur në QSUT, ajo ka qenë edhe pedagoge e përkushtuar në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, ku ka formuar breza të tërë mjekësh të rinj.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar menjëherë pas lajmit për ndarjen nga jeta të profesoreshës, duke shprehur ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe kolegët e saj. Në mesazhin e saj zyrtar thuhet:
“QSU ‘Nënë Tereza’ i shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve për ndarjen nga jeta të Prof. Asoc. Dr. Nexhmije Subashi. Ajo do të mbetet një figurë e njohur në fushën e mjekësisë shqiptare, me një karrierë të gjatë si mjeke laboratori, hematologe dhe pedagoge.”
Prof. Subashi nuk do të kujtohet vetëm si mjeke dhe profesore, por edhe si një njeri me integritet të lartë profesional dhe etik, që ka fituar respektin e pacientëve, studentëve dhe kolegëve kudo ku ka shërbyer. Kontributi i saj në diagnostikimin laboratorik dhe edukimin e mjekëve të rinj ka qenë i pazëvendësueshëm dhe është lënë gjurmë të thella në sistemin shëndetësor shqiptar.
Pushofsh në paqe, Prof. Nexhmije Subashi!
Trashëgimia jote do të jetojë përmes kujtimeve të atyre që pate ndikim dhe përmes brezave që u formuan falë teje.
