Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashper gjyqtarin e njohur Hazbi Balliu, pasi sic kuptohet nga ajo qe vete Rama ka shkruar, nuk i ka pelqyer vendimi qe ka dhene kunder interesave te qeverise se tij.
Konkretisht, Kryeministri Edi Rama ka publikuar pjesë nga arsyetimi i shkruar i gjykatësit Hazbi Balliu, në lidhje me një pallat të konfiskuar i cili ishte ndërtuar pa leje, dhe vendosjen në godinë të Agjencia Shtetërore e Kadastrës, pasi godina në të cilët ndodheshin ishte dëmtuar nga tërmeti.
“Çlirimin’ e pallatit pa leje të konfiskuar, Rama e quan vendim skandaloz, duke theksuar se gjykatësi shprehet se nuk ka prova që ASHK nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë “ku bien tavanet e muret”.
“Më në fund gjykatësi Balliu e nxorri arsyetimin e shkruar të vendimit të tij skandaloz për të marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë, ku u vendos të sistemohej Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila prej disa vitesh e vazhdonte punën në një objekt të vjetër e të dëmtuar seriozisht nga tërmeti”, shprehet kreu i qeverisë, teksa publikon edhe foto nga godina e dëmtuar.
“Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit a të gjykatës Balliut, por se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik në pritje që organet e kontrollit e të qeverisjes së gjyqësorit të zgjohen nga gjumi i tyre gjithnjë e më i rrezikshëm për fatet e vetë Reformës në Drejtësi.
Në foto keni (mos)arsyetimin e gjykatës Balliut si edhe situatën e godinës së vjetër të ASHK-së, e cila mesa duket për Balliun është normale për sa kohë nuk ka viktima”, e mbyll reagimin Rama.
Por, ky eshte nje sulm qe kryeministri i ben drejtperdrejt gjyqtarit ne nje kohe qe ka kerkuar ndryshime ne Kodin Penal, ku ndalohet diskutimi i vendimeve te gjykatave, por vete Rama i pari nuk e repsekton kete risi qe kerkon ta ktheje ne ligj, ndonese duket qartazi nje propagande per te izoluar kritiket.
Menjehere pas ketij sulmi qe Rama i ben gjyqtarit kane nisur komentet e mbeshtetesve te Rames, duke share e ofenduar dhe duke sulmuar ashper gjyqtarin, i cili ne fund te dites, edhe nese nuk ka dhene nje vendim te drejte, ku vendim mund te ankimohet ne shkallet e tjera te gjyqesorit dhe nuk ka pse sulmohet direkt nga kryeministri, duke u bere keshtu shantazh te gjithe gjyqtareve qe jepin vendime kunder tij.
GJyqtari nuk e kishte pritur kurre qe do i ndodhte dicka e tille, por kjo eshte nje shenje alarmi qe nese del kunder qeverise Rama gjera te tilla mund t’u ndodhin te gjitheve.