Skip to content

Detaje të reja nga arrestimi i Safet Bajrit! RENEA e shtriu përtokë, zbardhet biseda mes tij dhe policisë

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbardhur detaje të reja nga arrestimi i Safet Bajrit në Shkodër. Sipas Lalës, në fillim Bajrit iu dërgua fletëthirrja nga oficerët e BKH për të dëshmuar në Tiranë dhe ti merrej ADN, por Bajri ka deklaruar se nuk kishte makinë të blinduar.

Related article  Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 43-vjeçari shqiptar

“Nisur nga kjo, Safet Bajrit i është thënë se duhet të paraqitej në policinë e Shkodrës ku do ti merrje ADN dhe ai ka shkuar atje i shoqëruar nga avokati i tij Sokol Tahiraj.

Në pritje të marrjes së ADN, në ambientet e policisë së Shkodrës kanë mbërritur forcat e  RENEA-s të cilat e kanë shtrirë në tokë dhe i kanë vënë prangat për ta transportuar drejt Tiranës ku dhe iu komunikua akuza për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018”, thotë Lala.

Related article  Alfred Cako bën párashíkimin për vítin 2027: Ajo cfare do i ndòdhe Shqíperise do jete

SPAK ka dhënë masa sigurie “arrest me burg” për vrasjen e Fatbardh Licit, për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilanin. Sipas SPAK, ekzekutimi i Fatbardh Licit ka ardhur si shenjë hakmarrje për vrasjen e Boran Bërçanës. Boran Bërcana u vra në 15 korrik 2018 bashkë me partneren Silvi Ndoci.

Related article  Po festonte para aksidentit? Fizioterapisti i Diogo Jotës tregon të vërtetën

 

Published inLajme