Skip to content

DETAJE nga seanca – E pabesueshme ajo që thotë Meta në gjykatë për Kryemadhin: Ja si ma …

Ilir Meta duket se po përdor të gjitha mënyrat për të dalë nga qelia. Edhe pse e krahasonte veten me Mujo Ulqinakun dhe Mic Sokolin, duket se ish-Presidenti nuk po e mban dot më burgun dhe kërkon të ndërrojnë vendet me Monika Kryemadhin.

Sot ishte seanca e radhës në GJKKO, ku Meta kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, gjë që u refuzua. Në një konferencë shtypi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zbardhur detaje nga seanca, teksa ka publikuar parashtrimet e Ilir Metës.

Ajo që bie në sy, është se Meta në të gjitha rastet ja ka hedhur fajin ish-gruas së tij, duke mos marrë asnjë përgjegjësi mbi lobimet, blerjet e luksit, aferat me Adrian Shatkun etj. Madje në fund ka dhënë dhe një detaj se SPAK ka lejuar Kryemadhin të udhëtojë në SHBA dhe të takojë Shatkun, ndonëse është në masë sigurie.

“Vlerësojmë se SPAK-u vazhdon ndaj Z.Meta standardin e hetimit në të njëjtin nivel si në standardin e arrestimit (rrëmbimit) të tij jashtë çdo objektiviteti dhe në cenim të rëndë të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

E vlerësojmë lejen që SPAK i ka dhënë Znj. Monika Kryemadhi në Janar të këtij viti për të vizituar SHBA ku ndodhet edhe Z. Adrian Shatku edhe përfaqësues të kompanive të lobimit të përfshira në këtë proces, por nuk arrijmë të kuptojmë insistimin për të mbajtur në paraburgim Z. Meta edhe pasi hetimet kanë nisur prej kohësh e janë shtyrë disa herë”, shprehet Meta.

kliko shtyp ketu

Published inLajme