Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 38-vjeçarin për akuzën e vjedhjes dhe të dyshimit për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur.
Masa e kërkuar nga prokurorja Denisa Perdja është pranuar nga Gjykatësja Englantina Biba, e cila duke vlerësuar të ligjshëm arrestin ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

