Skip to content

Dëshmia tronditëse nga gjyqi i Naim Murseli – “Një aferë tradhtie me …”

Në seancën gjyqësore të së hënës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, i akuzuari kryesor, Naim Murseli, ka marrë në pyetje vëllain e të ndjerës, Leonard Ademaj, i cili po dëshmon në gjykatë.

Gjatë marrjes në pyetje, Murseli e ka pyetur Leonard Ademajn nëse motra e tij ishte ankuar ndonjëherë gjatë 12 viteve të martesës së saj me të. Sipas raportimeve të Insajderit, Ademaj u përgjigj duke thënë se Liridona nuk ishte ankuar, përveç faktit se disa muaj para se të ndodhte tragjedia, familja e tyre kishte marrë vesh për një aferë tradhtie nga ana e Naim Murselit me një të afërme të tyre.

Related article  E rëndë në Tiranë, i moshuari tenton që t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë

Murseli ka pyetur gjithashtu Leonard Ademajn në çfarë ore kishte qenë në morg së bashku me të akuzuarin tjetër, Kushtrim Kokalla. Megjithatë, Ademaj është përgjigjur se nuk e mbante mend orën e saktë.

Related article  E rëndë/ Gjendet i vdekur burri i gazetares së madhe, dyshohet për…

Gjatë dëshmisë së tij, Leonard Ademaj ka shtuar se pas vrasjes së Liridonës, familja e tyre nuk është kontaktuar nga Naim Murseli për të pyetur në lidhje me mirëqenien e fëmijëve. “Nga momenti që kemi marrë fëmijët, e deri të nesërmen asnjëherë Naimi nuk ka pyetur për fëmijët dhe as nuk ka thirrë. Fëmijët nuk donin assesi të shkonin me të kur ka ardhë me i marrë por i kemi mashtruar disi për të shkuar me të“, ka deklaruar Ademaj.

Related article  Trump me dorë të hekurt shpallet “non grata” ish-ministri i majtë

Dëshmia e Leonard Ademajt vazhdon të hedhë dritë mbi marrëdhëniet brenda familjes para dhe pas vrasjes së Liridona Ademajt, ndërsa procesi gjyqësor vijon me seanca të tjera dëgjimore.

Published inLajme