Skip to content

DËSHMIA TRONDITËSE NË GJYKATË! Ish-prokurori Ndoja zbulon: Para atentatit, Rama dhe Braçe më …

Salla e Gjykatës së Posaçme është shndërruar sot në arenë tensioni gjatë seancës gjyqësore ku ish-prokurori Arjan Ndoja, aktualisht deputet i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, është përballur me Plarent Dervishajn, i akuzuar për atentatin ndaj tij, i cili ndodhi disa vite më parë.

Momente të nxehta kanë shoqëruar pyetjet e drejtpërdrejta të Dervishajt ndaj Ndojës. I akuzuari e ka pyetur Ndojën nëse ai kishte ndonjë informacion që sugjeronte se Dervishaj ishte porositësi i atentatit ndaj ti.

Ndërkohë, Arjan Ndoja iu përgjigj Dervishajt duke e shikuar drejt në sy, në një përpjekje për të zbuluar të vërtetën, dhe me një ton ironik shtoi fjalët “je trim i madh ti”.

Related article  Amerika e ka me Shqipërinë dhe Kosovën?! Vendimi i Trumpit trondit rajonin!

Nga ana tjetër, Plarent Dervishaj i është drejtuar Ndojës duke i thënë se nëse ai do të kishte menduar se Ndoja kishte gisht në atentatin ndaj tij, i cili kishte ndodhur rreth katër muaj para atentatit ndaj ish-prokurorit, ai nuk do ta kishte falur deputetin e zgjedhur të PD-së.

Kujtojmë se më herët, Arjan Ndoja kishte deklaruar se para se të ndodhte atentati ndaj tij, ai kishte pasur shqetësime vetëm nga deklaratat publike të Kryeministrit Edi Rama dhe ish-Zëvendëskryeministrit Erion Braçe.

Related article  Vrau gruan, 40-vjeçari shqiptar përballet në gjykatë me vajzën e tij qe e kercenoi per hakmarrje, i ndodh ajo qe nuk e priste

Dialogu i plotë mes Plarent Dervishajt dhe Arjan Ndojës në sallën e gjyqit:

Dervishi: I vetmi konflikt që ti ke pasur thua që ka qenë ai me kryeministrin dhe ish zv. Kryeministrin, Erjon Braçe. Sipas teje, nuk ka arsye, nuk njihemi, nuk kemi konflikte. A ke informacione ti, që unë kam dhënë porosinë për të të vrarë? Mos e kam marrë porosinë nga Erjon Braçe?

Ndoja: Kam dëgjuar shumë për ty, edhe nga shtypi. Por këto të dëgjuarat i marr me rezerva. Unë po të shoh në sy.

Related article  Vrasja që tronditi Italinë/ Rrëfehet nëna: Ishte e vetmja mënyrë për...

Plarent Dervishaj: Në sy të shoh dhe unë.

Ndoja: E shoh, je trim ti.

Plarent Dervishaj: Ti kujton se po të kesh gisht ti tek atentati im, do të ta fal?

Ndoja: Cilin atentat?

Plarent Dervishaj: Atentatin tim, ka ndodhur nja 4 muaj para teje.

Ndoja: Unë kam ardhur për atentatin tim, jo tëndin.

Ky konfrontim verbal mes ish-prokurorit dhe të akuzuarit ka ndezur atmosferën në sallën e gjyqit dhe pritet të ketë zhvillime të tjera në vijim të procesit gjyqësor.

Published inLajme