Një dëshmi tronditëse vjen nga motra e Marjola Nakolecit, 36-vjeçarja shqiptare e vrarë nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, në Volos të Greqisë. Në një rrëfim për mediat greke, ajo zbuloi @buz1min e rëndë dhe makthit që viktima përjetoi gjatë martesës së saj.
Motra e viktimës rrëfeu se Marjola vuante jo vetëm nga dhuna fizike, por edhe ajo s8ksu@le. Ajo pohoi se bashkëshorti i saj e p8rdhun0nte dhe e linte shtatzënë me qëllim që ajo të mos largohej prej tij. “Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh,” tha motra, duke shtuar se 40-vjeçari e kërcënonte me pasoja të rënda nëse ajo do të guxonte të divorcohej.
Familja, pavarësisht se ishte në dijeni të situatës, nuk e kishte denoncuar dhunën në polici. “Për shumë vite nuk folëm dhe është faji ynë. Sepse i thoja motrës sime të divorcohej, por ajo kishte frikë,” tha motra, duke shtuar se ajo bëri gjithçka që mundi për ta ndihmuar, por dhuna nuk kishte të ndalur.
Makthi i fëmijëve dëshmitarë të dhunës
Sipas dëshmisë, sjellja abuz1ve e burrit ndryshoi pasi çifti pati fëmijë. Dhuna ushtrohej shpesh edhe në sy të fëmijëve. “Ai u thoshte fëmijëve ‘qëndroni larg, mbylleni gojën’ dhe e rrihte para tyre,” tregoi motra, duke theksuar traumën e madhe që kanë përjetuar fëmijët e çiftit.