Skip to content

‘Kush po e rruan…’ TRONDITESE, deputeti i PD del kunder Berishes me fjalor te rende (VIDEO)

Një skenë e pazakontë është regjistruar në protestën e zhvilluar në sheshin “Skënderbej”, ku qindra qytetarë u mblodhën në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Mes turmës ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, i cili ka dalë hapur kundër qëndrimit zyrtar të forcës së tij politike.

Ndryshe nga drejtuesit e PD-së që vendosën të qëndrojnë jashtë protestës për të ruajtur një qëndrim neutral në raport me zhvillimet në Hagë, Leskaj zgjodhi të sfidojë vijën zyrtare të partisë duke marrë pjesë personalisht në tubim.

Kur është pyetur nga gazetarët për këtë vendim që bie ndesh me orientimin e drejtuesve të PD-së, reagimi i tij ka qenë i drejtpërdrejtë dhe i ashpër:

“Kush po e rruan për urdhrat?”, është përgjigjja që ai ka dhënë për median, duke treguar hapur pakënaqësinë dhe distancimin nga linja e komandës së partisë.

Ndërkohë, pamjet e shpërndara në rrjetet sociale nga vendngjarja kanë hapur një tjetër debat. Në video, deputeti demokrat shihet teksa ecën me vështirësi dhe flet me artikulim të paqartë, gjë që ka ngritur dyshime se ai mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit.

Ky moment ka shkaktuar reagime të shumta online, me komente të ndara mes atyre që e mbrojnë si një akt të guximshëm në mbështetje të UÇK-së dhe atyre që e konsiderojnë një sjellje të papërgjegjshme për një deputet të opozitës.

Në selinë blu, burime brenda PD-së pohojnë se pjesëmarrja e Leskajt nuk është konsultuar me kryesinë dhe se deklaratat e tij nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të partisë. Megjithatë, deri më tani, nuk ka patur një reagim zyrtar për ndëshkim apo masë disiplinore ndaj tij.

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndër ta Hashim Thaçi e Kadri Veseli, u zhvillua paralelisht në disa qytete të Kosovës dhe në diasporë, me kërkesën për drejtësi dhe lirimin e tyre nga akuzat për krime lufte.

Published inLajme