Skip to content

Deputeti i PS na habit: Pse e sugjerova dorëheqjen e Erion Veliajt

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka shpjeguar arsyet se përse kërkoi dorëheqjen e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.

Koçi thotë se Tirana nuk mund të qeveriset me korrespodencë, edhe nëse i zgjedhuri do të duhej ta ushtronte detyrën me këtë metodë në kushte lirie.

Koçi tha gjithashtu se dorëheqja e Veliajt do të përbente një qasje burrërore, saqë sipas tij, edhe kundërshtarët më të ashpër do i hiqnin kapelen.

“Perse kam sugjeruar dje doreheqjen e zotit Veliaj:

Tirana nuk mund te qeveriset me korrespondence edhe nese i zgjedhuri do te duhej ta ushtronte detyren me kete metode ne kushte lirie. Kryetari i Bashkise ka nje pergjegjesi dhe ngarkese teper te madhe per te mundur ta kryeje misionin e qeverisjes edhe ne minimumin e detyrurueshem nga kushtet e lirise se kufizuar ne izolim.

Tashme eshte vertetuar se pozita e te zgjedhurit nuk krijon asnje avantazh apo lehtesi ne rastet e ndjekjes penale. Te qenit deputet, kryetar bashkie apo edhe minister nuk krijon asnje lehtesi ne raport me ndjekjen penale, masat e sigurise apo ndeshkimin penal.

Doreheqja do ishte nje karte e forte morale dhe do e forconte kredibilitetin e pretendimit per pafajesi. Ne rrethanat aktuale ky akt do te perbente nje sherbim madhor dhe pse jo nje sakrifice per Tiranen, Partine Socialiste dhe punet e panumerta qe ka persiper Bashkia me madhe e vendit tone.

Mendoj se doreheqja do perbente nje qasje burrerore dhe jo nje sjellje nga pozita dobesie. Besoj se edhe kundershtaret me te eger te zotit Veliaj do te hiqnin kapelen nga respekti.”, shkruan nder te tjera Petro Koçi.

Published inUncategorized