Jurgis Çyrbja ishe një nga deputetët e legjislaturës së shkuar të rilindjes së Ramës, i njohur si personazh i sponsorizuar nga kartelet famoze të Durrësit, madje në media është përfolë se lista e PS për Durrësin është hartuar nga këto kartele.
Mirëpo ujku ndërron qimen, por nuk harron zakonin. Edi Rama ka zëvendësuar Çyrben me Arkend Ballën, i cili në farsën elektorale të 11-Majit doli ndër 2-3 deputetët më të votuar në Shqipëri.
Opozita ka hedhur akuza të forta në drejtim të fenomenit Arkend Balla apo Sara Mile si personazhe të sponsorizuara nga kartelet e Troplinëve në Durrës dhe Suel Çelës në Elbasan.
Së fundi pamfleti ka publikuar një shkrim ku ka zbuluar se Arkend Balla ka lidhje me kartelin e goditur pak ditë më parë nga Antimafia italiane dhe EUROJUST, në operacionin e quajtur “Ura”.
Deputeti i PS në Durrës, Arkend Balla, është i ri-zgjedhur me më shumë vota më 11 maj, që sipas akuzave të PD, ia ka siguruar anëtari i bandës “Troplini”, Ervis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”.
Me këtë grup kriminal, deputeti socialist Arkend Balla, ka lidhje si ish-drejtor menaxhimi i kompanisë “Nistal Sh,p.k” pjesë e grupit të kompanive të vëllëzërve “Danaj” në Vlorë, sekuestruar nga SPAK, për trafik droge e pastrim ndërkombëtar parash me Troplinët e Durrësit.
Deputeti Arkend Balla, është shumë i afërt me vëllezërit Nexhmedin, Sadrit e Vexhi Danaj të Vlorës, por pjesë e stafit të kompanisë “Nisatel Sh.p.k” e kompanive të tjera të tyre, ai u bë në datën 5 qershor 2021, me detyrën drejtor menaxhimi.
Por, duket se lidhjet e Arkendit me strukturat shtetërore janë edhe më të thella sesa dihet aktualisht nga media.
Në postimin e lajmit për lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët, një komentues, i cili duket i informuar rreth këtij personazhi shkruan se, “Pse nuk e thoni qe ky ka vene cunin e tezes Shef AMP Z.Mema, ne durres dhe ja zgjidh ai te gjitha punet me policine.”.
Pra siç kuptohet nga komenti, kartelet e Durrësit jo vetëm kanë sponsorizuar Ballën për t’u bërë deputet, por kanë njerëzit e tyre edhe në çdo strukturë tjetër të shteti në qytetin bregdetar.
