Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga dhunimi brutal i një fëmije 3-vjeçar në Greqi, nga vetë nëna dhe njerku i tij. Ekzaminimi mjekësor ka zbuluar se vogëlushi i cili ndodhet i intubuar në gjendje jashtëzakonisht kritike, është dhunuar brutalisht dhe në trupin e tij kanë konstatuar djegie cigaresh, dhe mavijosje të rënda.
Djali 3-vjeçar po lufton për jetën, ndërsa mjekët në spitalin e Heraklion në Kretë bëjnë përpjekje për ta shpëtuar. Siç është bërë e ditur, rrahja e tij ka shkaktuar “dëm të pakthyeshëm” pasi dëmtimet i kanë prekur edhe trurin.
Raportohet se 3-vjeçari Angelos ka plagë në të gjithë trupin , nga koka deri te gishtat e këmbëve, madje edhe në zonën intime. Më në detaje, gjetjet e mjekut mjekësor janë si më poshtë:
