Skip to content

Tronditet Trump, miku i ngushtë i del kundër dhe sulmon Izraelin

Komentatori konservator dhe ish-prezantuesi i Fox News, Tucker Carlson, ka reaguar ashpër ndaj politikës së Uashingtonit në raport me Izraelin, duke deklaruar në podcastin e tij në Tucker Carlson Network se kritikat ndaj një kreu shteti nuk përbëjnë antisemitizëm, por janë reagim ndaj vendimeve që, sipas tij, “po vrasin amerikanë dhe po ndikojnë në historinë dhe të ardhmen e Shteteve të Bashkuara”.

Related article  Po ben NAMIN! 15 vjecari nga Saranda dh*non gjyshen s*k*sualisht

Carlson theksoi se SHBA duhet t’i bëjë të qartë qeverisë izraelite se “nuk është ajo në krye”, duke shtuar se asnjë administratë nuk ka paguar çmim më të lartë për ndjekjen e linjës izraelite sesa administrata aktuale.

Sipas raportimeve të The New York Times, Carlson – i njohur si aleat i ngushtë i Donald Trump – ka zhvilluar disa takime në Shtëpinë e Bardhë me qëllim bindjen e presidentit për të shmangur ndërhyrjen ushtarake kundër Iranit.

Related article  Bën reagimin emocionues Rizarta pasi Ledioni e t*rpëroi publikisht

Ndërkohë, disa liderë amerikanë, përfshirë kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson, kanë mbrojtur veprimet e Uashingtonit duke i cilësuar si “parandaluese”, me argumentin se SHBA kishte informacion se Izraeli do të godiste. Megjithatë, deklaratat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu duket se kanë lënë të kuptohet një qasje disi të ndryshme.

“Donald Trump është lideri më i fortë në botë. Ai bën atë që mendon se është e drejtë për Amerikën,” deklaroi Netanyahu për Fox News, duke mbështetur vendimet e presidentit amerikan në mes të tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme.

Related article  E pabesueshme, ndodh ajo qe nuk e priste askush ne Big Brother Vip Albania, nuk kishte ndodhur kurre

Debati mbi rolin e SHBA-së në konfliktin aktual vazhdon të thellohet brenda politikës amerikane, ndërsa përplasjet në rajon mbeten të hapura dhe me pasoja të paparashikueshme.

Published inLajme