Skip to content

DEL VIDEO EKSKLUZIVE, kur 31-vjecari me pistolete i iken policise, plagos policin dhe perplas 9 mjete, Video e ikjes dhe ndjekjes

Janë publikuar pamjet e momentit kur 31-vjeçari Imer Krrashi i shpëton kontrollit të policisë, duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Siç shihet në video, vetëm pak metra më tej, gjatë tentativës për t’u arratisur, ai përplas 9 automjete dhe një motor, duke shkaktuar panik në zonë.

Në pamje dëgjohen edhe zërat e efektivëve të policisë që bërtasin “Ec, ec, bllokoje!”, ndërsa ndjekin automjetin e të riut.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 pranë Liqenit të Thatë, ku forcat “Shqiponja” kishin marrë informacion operativ se një automjet po qarkullonte në drejtim të TEG-ut dhe drejtuesi mund të ishte i armatosur.

Pas sinjalit për ndalim, drejtuesi i automjetit, I.K., 31 vjeç, refuzoi kontrollin dhe u largua me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar jetën e efektivëve që po e ndalonin. Policia ka nisur hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të 31-vjeçarit.

Momenti Kur Imer Krrashi i ikën Policisë

Published inLajme