Skip to content

Del Vendimi i Rende i Ministrise se Arsimit nje jave para fillimit te shkolles: Preket cdo prind e femije, askush nuk…

Ky vit i ri akademik do të nisë me masa më strikte për ndalimin e celularëve në shkolla. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, bëri të qartë se ky vendim nuk ka për qëllim përjashtimin e teknologjisë, por orientimin e saj drejt përdorimit të duhur.

“Ky vendim nuk është aspak kundër teknologjisë. Përkundrazi, është për të mësuar ta përdorim në mënyrën dhe kohën e duhur. Ora e mësimit është për të mësuar, për të diskutuar, për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin”, u shpreh Manastirliu.

Related article  Mia Khalifa ngre temperaturat teksa shfaqet pa... në mes të borës (FOTOT)

Celularët nuk duhet të merren në shkollë. Vetëm nëse prindi argumenton një nevojë të veçantë, pajisja dorëzohet e fikur deri në përfundim të orarit mësimor.

“Telefonat nuk duhet të merren në shkollë. Në rast të nevojës të argumentuar nga prindi, në drejtorinë e shkollës, që fëmijën ta pajisë me telefon, atëherë telefoni fiket, nxënësi e dorëzon sipas rregullit të shkollës në sirtarin apo kutinë e përcaktuar në klasë, nga momenti i nisjes së mësimit deri në përfundim të orarit mësimor.

Related article  Del lidhja e forte mes banorit të ri të BBVA dhe Xhenetës, cfarë plani ‘h*kmarrës’ ka ai për Gjestin?

Mësuesi kujdestar dhe drejtoria janë përgjegjës për zbatimin e këtij rregulli. Për raste urgjente, komunikimi me prindin bëhet vetëm me leje ose përmes mësuesit apo drejtorit të shkollës. Roli i mësuesit është të jetë shembull në zbatimin e këtij rregulli”, tha Manastirliu.

Related article  Kater goditje te njepasnjeshme godasin token, tmerrohen qytetaret ne Tirane e Durres (Foto)

Në fund të mesazhit të saj, ministrja theksoi se ky është një angazhim i përbashkët i prindërve, mësuesve dhe nxënësve, për një proces mësimor më cilësor.

Ndalimi i celularëve në shkolla ka ekzistuar prej kohësh, por këtë vit pritet që ai të zbatohet më rreptësisht, duke u kthyer në një detyrim të qartë për shkollat e vendit.

Published inShowbizz