Skip to content

Del për herë të parë momenti i vrasjes së 14-vjecarit Martin Canit, mediat e medha e fshijne direkt (Video)

Mesditën e 18 nëntorit të vitit të kaluar, pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë, një konfortim fizik mes disa të rinjve përfundoi në një tragjedi.

Vogëlushi 14-vjeçar, Martin Cani, u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshtari i tij Mario Përlleshaj, ndërkohë që mbylli sytë përgjithmonë në spital pasi fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagës së marrë.

Në një kohë kur kalvari i vuajtjteve është duke vijuar për familjarët e Martinit në sallat e gjyqit, ku dhe po kërkojnë me zë të lartë drejtësi për birin e tyre, gazetari Eraldo Harilcaj ka publikuar për herë të parë pamjet nga dita e errët e cila i mori jetën Martinit, djaloshit me ëndrra të mëdha për t’u bërë një futbollist me zë dhe për të përfaqësuar Kombëtaren shqiptare.

Related article  Tiranë/ Gjendet i vrarë me armë zjarri 60-vjeçari. Dyshimet

Përmes kësaj video, gazetari na ka kthyer disa muaj pas, pikërisht më 18 nëntor të vitit 2024, në orën 14:13 minuta.

Në këtë video të publikuar shihen dy të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Përlleshaj teksa ecin të dy krah njëri-tjetrit, ndërkohë që mbrapa po i ndjekin shokët, mes tyre edhe Luis Meçaj, miku i 14-vjeçarit i cili po ashtu mbeti i plagosur në këtë ngjarje.

Related article  Shkoi në pushime me vajzën dhe burrin e saj, por vjehrra kthehet shtatzënë me ...

Të rinjtë u futën në një rrugë e cila nuk është e monitoruar nga kamerat, ndërkohë që pas disa minuta ata shihen duke vrapuar.

Fillimisht janë shokët e tyre të cilët vrapojnë, ndërkohë që pas tyre është dhe Martini i cili mban me duar plagën në zemër. Siç evidentohet dhe në pamje, pas Martinit është duke vrapuar edhe Mario Përllashaj, teksa në duar mban thikën.

Related article  Vdes tragjikisht 38-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se teksa punonte u...

*KUJDES! PAMJE TË RËNDA

Ajo qe te ben pershtypje eshte fakti se mediat e medha e fshine direkt pas publikimit kete video, madje edhe vete media ku punon gazetari Harlicaj qe publikoi videon, pikerisht Top Channel.

NUk dihet cilat jane arsyet e fshirjes se videos, por dicka eshte e sigurte, qe ato po duan te fshehin te verteten e kesaj ngjarje te rende qe tronditi opinionin publik, jo vetem ne Tirane, por kudo ku ka shqiptare.

Published inLajme