Opinion publik në Fier vijon të jetë i tronditur nga zhvillimet e fundit në lidhje me rastin e 36-vjeçarit nga zona e Patosit, Zamir Meta, i cili është arrestuar nën akuzën e ab*zimit s8k.ual të përsëritur ndaj vajzës së tij të mitur, vetëm 12 vjeçe.
Ngjarja e rëndë mori dritë pas denoncimit të vetë vikt1mës. E mitura, e cila ka treguar për një histori ab*zimi që sipas saj ka nisur që në moshën 5-vjeçare, iu drejtua autoriteteve pas ndihmës së një fqinji. Ajo ndodhet aktualisht nën mbrojtjen e shtetit në një qendër rehabilitimi në Tiranë.
Në një intervistë prekëse për mediat, nëna e 12-vjeçares, Juela Meta, ka rrëfyer momentin e tmerrshëm kur mësoi të vërtetën: “Vajza nuk më kishte treguar kurrë më parë. E mora vesh gjithçka në polici. Më ra si bombë… Ishte në depresion, ishte larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë dhe e gjetën te një komshi. Atje ka rrëfyer gjithçka që kishte kaluar.” Ajo ka pohuar se ab*zimi ka qenë sistematik që në moshën 5-vjeçare, por vajza përjetonte sjellje agresive dhe nuk kishte treguar asgjë.
Bashkia Fier ka reaguar menjëherë duke ofruar ndihmë të menjëhershme në masën 2 milionë lekë të vjetra dhe akordimin e një bonusi qiraje për nënën e 7 fëmijëve. Juela Meta do të ketë mundësinë të zgjedhë një banesë dhe q1ranë do ta paguajë bashkia, si dhe i është ofruar mundësi punësimi në një nga ndërmarrjet e bashkisë.
So, më datë 2 korrik, 36-vjeçari Zamir Meta u paraqit në Gjykatën e Fierit. Para trupit gjykues, babai i shtatë fëmijëve pranoi se ka kryer marrëdhënie me të bijën vetëm një herë në makinë, teksa po ktheheshin nga Tirana. Kjo dëshmi e tij bie ndesh me deklaratën e vajzës së vogël, e cila një ditë më parë gjatë marrjes në pyetje nga psikologu ka dëshmuar se babai ka kryer marrëdhënie s8k.uale me forcë në mënyrë sistematike që nga mosha 5-vjeçare, duke përmendur dhe një episod në Gjermani ku familja kishte emigruar para disa vitesh.