Skip to content

Del FOTO, Kjo është vajza shqiptare që humbi jetën gjate sulmit në Austri, zbulohet pse e mbanin te fshehte

Vogëlushja nga Kosova e cila humbi jetën në sulmin në një shkollë në Grac të Austrisë quhet Lea Bajrami. Lajmin e ka konfirmuar gjyshi i saj përmes një postimi në Facebook.

“Me zemer te thyer dhe dhembje te madhe, njoftojme familjaret, miqt qe mbesa jone, Lea Ilir Bajrami humbi jete tragjikisht ne sulmin e ndodhur ne Graz te Austrise.

Related article  Trump merr vendimin e bujshëm

Lutemi per shpirtin e saj dhe shprehim falemnderime per te gjithe ata qe ndajne dhembjen tone ne keto qaste te veshtira” shkruan gjyshi i saj krahas fotografisë së shpërndarë.

Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik në Austri dhe më gjerë, ndërsa autoritetet atje po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Lajmin për përfshirjen e një shtetaseje kosovare në mesin e viktimave e ka konfirmuar edhe gazetari kosovar Vehbi Haliti, i cili jeton dhe punon në Graz.

Related article  PLAS në PS! Rama sherr të madh me kryebashkiakun – Zbardhen detajet

Në një prononcim për T7, Haliti tha se vajza ishte bija e një anëtari të kryesisë së Unionit Humanitar në Graz. “Fatkeqësisht po them se është e saktë. Është një vajzë e një aktivisti tonë këtu në Graz.

Related article  Finalisti i tretë i BBVIP 4, Gjesti i bashkohet Rozanës dhe Laertiti në garën për Çmimin e Madh

Është një tragjedi ndër më të mëdhatë në Austri pas Luftës së Dytë Botërore, sa i përket tragjedive të qëllimshme,” deklaroi Haliti, duke shtuar se për arsye privatësie nuk do të publikonte identitetin e viktimës.

Published inLajme