Skip to content

Deklarata tronditëse – Zbulimi i Alfred Cakos: Unë e di, Sokol Olldashin e eliminoi…

Teoricieni i njohur i konspiracionit, Alfred Cako, ka bërë një sërë deklaratash shokuese në një intervistë për gazetën “SOT”, duke pretenduar se politika shqiptare është pjesë e një skenari të madh globalist. Në qendër të rrëfimit të tij janë George Soros, kryeministri Edi Rama, ish-presidenti Sali Berisha, si dhe misteri i vdekjes së politikanit Sokol Olldashi.

Sipas Cakos, vdekja e Sokol Olldashit në vitin 2013 nuk ishte aksidentale, por një ekzekutim i organizuar. Ai pretendon se Olldashi u vra nga operativë të huaj të Sorosit pas një takimi në hotel “Rogner”. Cako thotë se Olldashi ishte një pengesë e fortë për lidershipin e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, dhe për këtë arsye duhej larguar nga skena politike. Teoricieni shton se ka dëshmitarë okularë që e kanë parë Olldashin duke pirë me dy të huaj në Rogner para se të ndodhte aksidenti, dhe se vdekja e tij është menaxhuar nga grupi Rama-Berisha-Basha.

Related article  E diele tragjike me ngjarje te renda ne vend, ka viktima dhe te plagosur

Rama President me kompetenca të plota dhe marrëveshja me Berishën

Cako thekson se kryeministri Edi Rama ka një plan të fshehtë për t’u bërë President me kompetenca të plota në vitin 2027 ose 2029. Ky plan, sipas tij, bëhet në bashkëpunim me Berishën, pasi globalistët nuk e dëshirojnë një mandat të pestë për Ramën si kryeministër. Qëllimi i këtij kompromisi është që Rama të mbajë timonin e shtetit, ndërsa Partia Demokratike e kontrolluar nga Berisha të marrë qeverisjen për dy mandate, deri në vitin 2039.

Related article  Burrat që fjetën me Iva Tiçon sipas Bleona Qerretit. Këngëtarja: Unë kapa Vandamin, ti i more me radhë ato qe

Ky plan, sipas Cakos, është pjesë e “Agjendës Rockefeller 2030” ose “Agenda 21”, e cila synon:

  • Heqjen e parave fizike dhe implementimin e monedhës elektronike CBDS.
  • Shpopullimin e Shqipërisë dhe shkatërrimin e shtresës së mesme.
  • Rritjen e survejimit me kamera inteligjente dhe krijimin e “smart cities”.
  • Shkatërrimin e bujqësisë dhe blegtorisë për të detyruar shqiptarët të ushqehen me produkte artificiale.
  • Konfiskimin e pronave private në emër të shtetit.
  • Rritjen e kontrolleve dhe mikroçipimin.

Përfshirja e Argita Malltezit dhe thirrja për rezistencë

Cako beson se në këtë “pazëll politik” përfshihet edhe Argita Malltezi, e cila është duke u përgatitur nga Berisha si kryeministrja e ardhshme. Sipas tij, skema synon që, pas largimit të rivalëve politikë si Meta dhe Veliaj, ajo të jetë më e kontrollueshme nga globalistët.

Related article  'Djali ra në gropë, theu dhëmbët', nëna e 8-vjeçarit në Durrës: Bashkia do vetëm vota

Në fund të intervistës, Cako i bën një thirrje shqiptarëve për rezistencë ndaj këtij plani. Ai paralajmëron se ai vetë është gati të sfidojë këtë sistem duke kandiduar për President të Republikës. Si President, ai zotohet të ndalë largimin e të rinjve, të forcojë ligjin e referendumit dhe të ndalojë dërgimin e ushtarëve shqiptarë në luftëra globale, si dhe t’i japë fund agjendave “kundër familjes dhe ëokizmit”.

Published inLajme