Skip to content

Deklarata që trondit opinionin: Ai polic më la gruan në karrocë me rrota dhe fshiu çdo provë!

Një akuzë e rëndë është ngritur ndaj Ardian Isufit, ish-shefit të qarkullimit rrugor në Vlorë, i cili së fundmi u bë protagonist i një incidenti të dhunshëm me një kamarier 18-vjeçar. Rexhep Llacaj, një efektiv i vjetër i policisë rrugore me 25 vite karrierë në Vlorë, pretendon se Isufi ka ndikuar në fshehjen e provave të një aksidenti rrugor të ndodhur në vitin 2021, ku bashkëshortja e Llacajt mbeti e plagosur rëndë dhe sot është e paralizuar.

Related article  E vërteta del në shesh! Kjo bombë e tm*rrshme është shpresa e fundit kundër Iranit

Në një intervistë për News24, Llacaj shpjegoi se ngjarja ka ndodhur më 24 janar 2021, kur bashkëshortja dhe fëmijët e tij të mitur po kalonin rrugën dhe u goditën nga një automjet. “Bashkëshortja qëndroi në koma për një kohë të gjatë, ndërsa sot është e paralizuar dhe fëmijët janë traumatizuar,” tha Llacaj.

Pretendimet Për Fshehje Provash dhe Largim nga Detyra

Llacaj thekson se kur shkoi pas disa ditësh për të kërkuar pamjet e aksidentit nëpër biznese, iu tha se “mos u mundo kot se ngjarjen e kanë fshehur, kanë ardhur efektivë të tjerë që kishin ardhur më përpara dhe fshirë” provat.

Related article  Tragjedi tjeter në Shqipëri! Vdes i riu , nje tjetër në gjendje kritike (emrat dhe detajet)

Ai shton se, në kohën kur ishte vartës i Ardian Isufit (që atëherë ishte shef i qarkullimit rrugor dhe OPGJ i ngjarjes), i kërkoi atij të zbardhte rrethanat e aksidentit të vitit 2021. Megjithatë, sipas Llacajt, si pasojë e kësaj kërkese, Isufi e ka larguar atë nga policia rrugore.

Related article  Policia ka ngel pa mend nga ajo cfare u thotë, Elvis Shkambi pëson tr*nditje psikike pas vr*sjes së gjyqtarit: Na fike...

Rexhep Llacaj e akuzon Ardian Isufin si manipulator të ngjarjeve dhe i bën thirrje prokurorisë që të rihapë dosjen e aksidentit të bashkëshortes së tij, si dhe të hetojë raste të tjera të dyshuara. Kjo dëshmi shton një tjetër dimension serioz në akuzat ndaj ish-shefit të qarkullimit rrugor në Vlorë, duke kërkuar një hetim të thelluar nga organet e drejtësisë.

Published inLajme