Skip to content

Deklarata – Erion Braçe: Ja pse bëra “fushatë” për Jorida Tabakun

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka komentuar publikisht pyetjet në lidhje me mbështetjen e ndërsjellë që ai dhe rivalja e tij politike nga Partia Demokratike, Jorida Tabaku, i dhanë njëri-tjetrit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

I pyetur nëse ai dhe Tabaku “bënë fushatë” për njëri-tjetrin, duke iu referuar deklaratave dhe postimeve të tyre ku shprehnin se secili meriton të jetë pjesë e Kuvendit të ri, Braçe u përgjigj shkurtimisht: “Patjetër kjo është reciproke”.

Braçe e vlerësoi lart rolin e Jorida Tabakut si një politikane të zonja, duke theksuar se Kuvendi i Shqipërisë ka nevojë për deputetë të tillë, të cilët e shndërrojnë atë në një ambient pune serioz, ku përplasen argumente dhe ide konstruktive.

Related article  Kengetari Luiz Ejlli ben reagimin e papritur, duke iu kthyer rende te gjithe atyre qe...

“Kur je ne Parlament patjetër që ke nevojë edhe për njërën shtysë, që janë pa diskutim ata që të kanë dhënë punën, pra janë njerëzit. Po shtysa tjetër është natyrale që të kesh edhe një kundërshtar të denjë, atje matanë. Ndryshe për çfarë do flasësh. Nëse tjetri rri atje matanë dhe të gjuan me fishekzjarrë, po edhe ti s’ke asnjë lloj ngasje, që të lexosh, të shkosh i përgatitur, të mbash shënime, të bësh llogari, të kesh një çantë me argumente për të shkuar atje. Të gjithë ata që hyjnë në Kuvend duhet të kuptojnë se Kuvendi nuk është një ambient vaniteti, në raport me ata që janë atje në zonën tënde elektorale, që të kanë dhënë një status të epërm mbi ta. Jo. Kuvendi është një vend pune, ku ti shkon për të përmbushur interesat e atyre që kanë dhënë punë. Dhe në këtë kontekst, po, Jorida Tabaku e kthen Parlamentin në një ambient pune”, u shpreh Braçe.

Related article  VIDEO TRONDITESE – Dashnorja varet nga ballkoni i katit te 13-te qe te shpetoje nga gruaja qe u kthye papritur

Deklarata e Braçes sugjeron një vlerësim reciprok mes dy politikanëve me bindje të ndryshme, duke theksuar rëndësinë e një debati të shëndetshëm dhe argumentuar në Kuvend për të mirën e qytetarëve.

Related article  Sëmundja e rëndë i merr jetën këngëtarit në lule të rinisë
Published inLajme