Skip to content

Deklarata e papritur e Laert Vasilit: Vjen e më thotë që është i yti..

Laert Vasili, ish-finalisti i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Aktori i njohur ndau detaje nga karriera e tij, përvoja në reality show dhe dha një mendim për fituesin, Gjestin.

Thashethemet e çuditshme

Gjatë intervistës, Vasili u pyet për thashethemet më të çuditshme që ka dëgjuar për veten e tij. Ai zbuloi se është hasur shpesh me pretendime se është i martuar, ka një vilë me pishinë në Athinë dhe se është baba.

Në pyetjen direkte, “Ti nuk ke fëmijë?”, aktori u përgjigj me humor: “Jo, me sa di unë.”

Rrëfimi i ‘déjà vu’

Ajo që tërhoqi vëmendjen më shumë ishte një rrëfim i tij për një përvojë të pazakontë psikologjike. Vasili tha se shpesh përjeton një lloj déjà vu, ku sheh gjithmonë një skenë të përsëritur: një person që ai e ka harruar, vjen dhe i thotë: “E sheh? Është i yti!”

Pavarësisht çuditshmërisë, ai shtoi se do të dëshironte shumë që kjo skenë të ndodhte në realitet, duke treguar një ngarkesë të fortë emocionale. “Mendoje pak! Do ishte perlë,” tha ai.

Published inLajme