Botuesi i ‘Koha Jonë’, Nikoll Lesi deklaroi se kryeministri Edi Rama ia ka besuar ministrinë e Brendshme, Albana Koçiut pasi është një zyrtare e ‘urtë’ dhe korrekte. I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, Lesi pohoi se Rama gjeti një njeri që t’i bëjë punën.
“Ministre korrekte mendoj. E ‘urtë’ një zyrtare korrekte. Rama, pasi përmendi të gjithë ministrat, pa përmendur ministren e Brendshme, foli rreth 7 minuta, ku përcaktoi shinat dhe tha; s’ka më ministër të brendshëm.
Ka gjetur një njeri që e bën këtë punë. Drejtori i Policisë së Shtetit besoj se do të ketë më tepër kompetenca.”, tha ai.
Silva Caka, një ndër figurat më të besuara të Ilir Metës, ka pranuar postin e zëvendësministres së Brendshme në qeverinë Rama 4.
Kjo lëvizje ka ngjallur reagime në skenën politike, veçanërisht për përfshirjen e një emri opozitar në kabinetin qeveritar.
Botuesi i “Koha Jonë”, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin Kjo javë në News24 e cilësoi Cakën si figurë me integritet, por nuk përjashtoi mundësinë që ky të jetë një diversion politik.
Sipas tij, edhe pse PS pritet të fitojë Bashkinë e Tiranës, beteja për çdo votë mbetet e ashpër në mungesë të një opozite që ngjall besim.
Botuesi i “Koha jonë”, Nikoll Lesi: Silva Caka nuk ka figurë të keqe në publik. Rama ka gjetur personazh me integritet nga radhët e opozitës. Mund të jetë dhe lëvizje për diversion.
Edhe pse themi se Bashkinë e Tiranës e fiton PS pa ndonjë diskutim, prapë beteja është për çdo votë dhe luftohet derui në votën e fundit. Por fatkeqësisht, nuk ka opozitë që ngjall besim.