Skip to content

Dashnori e la shtatzene? Shqiptari qe vrau gruan ne Greqi trondit para te bijes, ja cfare zbuloi

Krimi   që tronditi opinionin publik në Greqi ka marrë një tjetër kthesë pas dëshmisë së autorit. Pandeli Nakoleci, 40 vjeç, i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij 36-vjeçare Marjola Nakoleci, mbështet versionin se viktima ishte shtatzënë nga një tjetër burrë.

Në dëshminë e dhënë për mediat greke, ai tha se nuk kishte planifikuar ta vriste gruan, por vetëm “ta frikësonte”. Sipas tij, gruaja i kishte pranuar se kishte një lidhje paralele dhe se fëmija nuk ishte i tij.

Related article  “Biletë kthimim, çek me para dhe…”/ 6 avantazhet që ndodhen brenda shtëpsië së “Big Brother Vip”,

“E doja shumë, në mënyrë patologjike. Nuk kisha menduar ta lëndoja. U çmenda kur më tha se fëmija nuk ishte i imi dhe se do të më dërgonte foto e video me partnerin e saj të ri. Dyshimet e mia u konfirmuan. Një palë e tretë na shkatërroi jetën”, – rrëfeu 40-vjeçari për MEGA.

Ai pranoi se ishte penduar për atë që ndodhi, duke shtuar se xhelozia e kishte verbuar. Të martën, më 26 gusht, pritet të dalë para hetuesit, pasi kërkoi afat nga prokurori për të përgatitur mbrojtjen.

Related article  Vendimi/ Ja kur shkon paga minimale 600 mijë Lekë

Dëshmia e vajzës: “Pashë gjithçka”
Vajza e çiftit, e pranishme gjatë skenës së rëndë, tregoi mes lotësh momentet e fundit të nënës së saj:

“Ata u grindën sepse babai im ishte shumë xheloz. Nëna ime bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’. Ai e goditi me thikë dhe e tërhoqi nga flokët. Unë pashë gjithçka… Kur ajo tha ‘do të më vrasësh’, kuptova se ishte e vërtetë. Ne ishim unë dhe vëllai im 13-vjeçar”, – tha ajo për MEGA.

Related article  Moti i keq, paralajmërimi i sinoprikanes: Në orët në vijim do kemi…

Vajza shtoi se edhe më parë kishte pasur grindje mes prindërve, por kurrë në këtë nivel. Sipas saj, babai dukej i qetë, punonte normalisht dhe nuk jepte shenja dhune, derisa xhelozia e çoi në këtë akt fatal.

Published inShowbizz