Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur presidentin e atëhershëm, ishte ndërkaq në kërkim të një interviste me yllin shqiptar Parashqevi Simaku, dialogun e ftohtë me të, në anglisht vetëm dhe jo në shqip. Është një opinion dhe analizë që na tregon më shumë për rrethanat e yllit shqiptar, dritëhijet dhe paradokset e jetës së saj që për shkak të një videoje të dhënë në TV amerikan, u hapën aq shumë diskutime në Shqipëri 24 orët e fundit. Pro-të dhe kundra-t në thelb tregojnë fuqinë që ajo si figurë ka në Shqipëri, një Shqipëri që e do sot e kësaj dite çmendurisht.
Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma
Published inShowbizz

