Moderatorja dhe producentja e njohur, Dalina Buzi, ka ndarë një rrëfim personal dhe prekës, të cilin e cilëson si një “leksion të fortë jete” mbi prioritetet dhe etikën e punës. Rrëfimi lidhet me një moment shumë delikat në jetën e saj dhe një bisedë me bashkëshortin e këngëtares Adelina Ismaili, Val Krasniqi.
Dalina shpjegoi se ngjarja kishte të bënte me një problem të krijuar me një kopertinë të revistës së saj Anabel, ku ishte Adelina Ismaili.
Biseda në Maternitet:
Ngjarja ndodhi në një moment kur Dalina ishte duke lindur:
“Nuk e harroj kurrë, isha në maternitet, po lindja. … Nuk e di se çfarë kishte ndodhur një incident me një nga stafi im, për të cilën bashkëshorti i Adelinës ishte shumë i irrituar dhe ai më merr në telefon në maternitet,” rrëfeu Dalina.
Përballë nervozizmit të tij, ajo u detyrua t’i shkruante: “‘Të lutem, se sa kam lindur’.”
Përgjigjja e Val Krasniqit ishte ajo që e la Dalinën të mendonte gjatë për sjelljen e saj: “‘Është problemi yt,’ tha, ‘që e ngre [telefonin]’.”
Leksioni i Jetës:
Dalina pranoi se vazhdoi ta zgjidhte problemin, madje duke hequr nga puna personin e stafit që kishte shkaktuar incidentin. Megjithatë, ajo që i ka mbetur në mendje ishte mungesa e ndjeshmërisë dhe theksi te përgjegjësia e saj:
“Fakti që ai njeriu nuk tha ‘Më fal’, por ‘Ti vetë zgjodhe ta ngresh telefonin’… Po gjithmonë më kujtohet ajo dhe them ‘Ja, shiko se si e bën veten’ dhe ti vjen në një moshë që nuk mban më.”
Ky rrëfim i Dalina Buzit është bërë një reflektim publik mbi sakrificat që bëhen në emër të punës dhe rëndësinë e të vendosurit të kufijve, duke e ndjerë sjelljen e saj të atij momenti si një “poshtërim ndaj vetes”.