Skip to content

Dalin rezultatet e para te zgjedhjeve ne Shqiperi, kush kryeson ne Vlore, Mat, Tepelene e Berat

Numërohen 53 kuti në Bashkinë e Vlorës ku nga rezultatet kryeson kandidatja e PS, Bruna Mersini me 80% të votave. Deri tani, Brunilda Mersini ka marrë 2880 vota. Kandidati i mbështetur nga opozita, Dionis Sota 519 vota. Ndërsa kandidati i pavarur Gjergj Nika, 390 vota.

Sipas raportimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vlora kishte numrin më të ulët të votuesve, me 12.54% pjesëmarrës.

Janë numëruar 4 kutitë e para në Tepelenë, ndërsa rezultati paraprak ekspozon një diferencë të thellë mes kandidatëve. Gazetarja e News24, Brikena Metaj raporton se kutia e parë e hapur ka qenë ajo e Nivicës.

Related article  Kujdes, nëse bojleri juaj lëshon këtë tingull ndaleni urgjent

111 vota janë në favor të kandidatit socialist, Gramoz Sako, ndërsa Gabriel Guma i mbështetur nga opozita, ka marrë vetëm 6 vota. Më pas jnë hapur kutia e Progonatit dhe Senicës. Edhe tek këto kuti, kryeson socialisti Sako me epërsi të ndjeshme. Në Bashkinë e Tepelenës ka 21 Qendra Votimi.

Related article  DETAJET E PARA - Çfarë po ndodh?! Qëllohen dy persona në mes të qytetit

Numërohen rreth 20 kuti votimi për zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë e Beratit.

Sipas informacioneve të para, nga numërimi i 17 kutive në KZAZ-67 në Berat rezulton se kandidati i PS Ervin Ceca ka marrë 2339 vota, ndërsa kandidati i pavarur Pavllo Shkarpa ka 465 vota.

Në total janë gjithsej 44 kuti votimi që pritet të numërohen. Në zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë e Beratit, morën pjesë 19.98% e qytetarëve, një pjesëmarrje kjo relativisht e ulët.

Related article  Aksidentet ajrore nuk kanë të ndalur, përplaset avioni. Raportohet për…

Ka nisur numërimi i votave edhe në Bashkinë e Matit, KZAZ 16. Gazetari Enver Doçi raporton për News24 dhe BalkanWeb se Altin Bojni se kryeson me 585 vota përballë kandidatit të mbështetur nga opozita, Eduart Brahilika që ka marrë 259 vota.

Ndërsa kandidatja e pavarur, Suzana Pasha ka marrë 33 vota. 4 kutitë e para të numëruara janë ato të Njësisë Administrative Baz.

Published inLajme